Picture1
Prof. dr. Nikollçe Jankullovski

Zëvendës Ministri

Nikollçe Jankullovski është doktor i shkencave ekonomike.

Në vitin 2006, ai u diplomua në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Ka magjistruar në Institutin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi” në Shkup në vitin 2009. Në vitin 2012, me mbrojtjen e temës së doktoraturës me titull “Financimi i njësive të vetëqeverisjes lokale në kontekst të zhvillimit të barabartë rajonal në Republikën e Maqedonisë” në Institutin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi” në Shkup, mori titullin shkencor – Doktor i shkencave ekonomike.

Zhvillimin e karrierës profesionale e filloi në vitin 2006 në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, në Katedrën e Zhvillimit Agroekonomik, Fakulteti i Shkencave Bioteknike, respektivisht, në vitin 2006-2009 asistent i ri, 2009-2012 asistent, 2012-2017 docent, 2017-2022 profesor inordinar dhe nga muaji dhjetor i vitit 2023 është përzgjedhur si profesor ordinar  në fushat mësimore dhe shkencore: financa dhe ekonomi në bujqësi.

Dr. Nikollçe Jankullovski është autor ose bashkautor i 80 punimeve shkencore të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare referente, publikime shkencore ndërkombëtare ose të prezantuara në konferenca brenda dhe/ose jashtë vendit (një pjesë e punimeve janë publikuar në botime të indeksuara në një nga bazat e mëposhtme: Scopus, Thomson Reuters, Web of Science – Emerging Sources Citation Index, Ebsco, Google Scholar, Research Gate, etj. Për këto publikime, janë evidentuar 140 citime në Google Scholar (punimet në bashkëngjitje).

Ai është autor i mjeteve ndihmëse mësimore të recenzuara me titull: “Kontabiliteti në agrobiznes” dhe është autor i ligjerimeve të autorizuara në lëndën – Menaxhimi financiar.

Dr. Nikollçe Jankullovski ishte i përfshirë edhe në realizimin e projekteve të shumta, të financuara nga: Bashkimi Evropian, komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, Tempus-i, Erasmus-i etj.

Ai ka realizuar mobilitete të shumta akademike në Republikën Çeke, R. Kroacisë, R. Serbisë, R. Kosovës, R. Bullgarisë, nëpërmjet CEEPUS-it (Programi i Evropës Qendrore për Shkëmbimin e Studimeve Universitare), Erasmus-it, COST-it dhe të tjerë.

Në periudhën 2015-2019 ka qenë prodekan i shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe koordinator i Erasmus-it.

 

Prej vitit 2020 është anëtar, ndërsa që nga viti 2023 është kryetar i Senatit të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir.

Dr. Nikollçe Jankullovski ka qenë anëtar aktiv i Këshillit të Komunës së Manastirit në dy mandate, 2013-2017 dhe 2017-2021. Anëtar i komisioneve të financave, rinisë dhe sportit, sigurimit.

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Flet maqedonisht dhe anglisht.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.