Të gjithë personat fizik dhe juridikë mund të njoftojnë Departamentin e koordinimit të luftës kundër mashtrimit me EU fondet (AFKOS), ekskluzivisht në lidhje me menaxhimin dhe përdorimin e fondeve të BE-së në interes të mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian:
nëpërmjet e-mail: nepravilnosti_EU@finance.gov.mk ose
me shkrim përmes adresës: Ministria e Financave, Dame Gruev nr. 12, 1000 Shkup, Departamenti për koordinimin e luftës kundër mashtrimit të fondeve të BE-së (AFKOS).
Personat fizik dhe juridikë kanë mundësinë të raportojnë drejtpërdrejt në Zyrën Evropiane të Kundër Mashtrimit (OLAF) direkt për dyshime për mashtrim dhe parregullsi vetëm përmes menaxhimit dhe përdorimit të fondeve të BE-së:
Аdresa: OLAF – Komisioni Europian, Rue Joseph II, 30, 1049 Bruksel, Belgjikë
Е-mail: OLAF-FMB-SPE@ec.europa.eu
linku: https://fns.olaf.europa.eu/
Parregullsi është çdo shkelje e një dispozite të rregullave dhe marrëveshjeve të zbatueshme që vijnë nga veprimi ose mosveprimi nga operatori ekonomik që ka, ose do të kishte efekt që ndikon negativisht në buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit duke ngarkuar shpenzime të pajustifikuara nga buxheti i përgjithshëm.
Dyshimi për mashtrim financiar është parregullsi që shkakton fillimin e procedurave administrative ose gjyqësore në nivel nacional për të futur sjellje të qëllimshme, përkatësisht mashtrim financiar.
Raporti i parregullsisë duhet të përmbajë informacion precizë dhe të saktë në lidhje me shkeljen që ndodh gjatë zbatimit të projekteve të bashkëfinancuara nga fondet, instrumentet dhe programet e Bashkimit Evropian dhe duhet të mbështeten nga dëshmit dokumentare, nëse ka.
Çdo person që paraqet një raport të parregullsisë është i mbrojtur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.