Sektori i menaxhimit të mjeteve kryen aktivitetet në lidhje me:
- hartimin dhe miratimin e aktvendimeve dhe akteve të tjera në procedurën administrative në shkallën e dytë në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave në bazë të ankesave nga personat fizikë dhe juridikë dhe nga ushtruesit e veprimtarisë;
- zbatimin e procedurës administrative sipas mjeteve juridike të jashtëzakonshme;
- hartimin e përgjigjeve ndaj padive ne Gjykatën Administrative dhe ankesave në Gjykatën e Lartë Administrative;
- kompletimin e lëndëve në lidhje me kontestet e evidentuara administrative kundër aktvendimeve të miratuara dhe akteve të tjera në procedurën administrative në shkallën e dytë në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave;
- bashkëpunimin me Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- bashkëpunimin gjatë hartimit të propozimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve dhe doganave, si dhe gjatë hartimit të rregulloreve, udhëzimeve dhe akteve tjera nënligjore, me qëllim që të veprohet në mënyrë të unifikuar mbi politikën e tatimeve dhe doganave, monitorimin dhe realizimin e rregullave në fushën e tatimeve, doganave, akcizave, kontributeve dhe taksave, si dhe rregullave në fushën e procedurës administrative dhe inicimin e ndryshimit të tyre, monitorimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e tatimeve dhe doganave dhe hartimin e informacioneve dhe raporteve në lidhje me procedurën administrative në shkallën e së dytë dhe kontestet administrative, monitorimin dhe realizimin e ndihmës së huaj e cila gjeneron Fonde të Kompensimit në përgjithësi dhe sipas shfrytëzuesve, hartimin e raporteve për punën e Fondeve të Kompensimit dhe Planet indikative – shumëvjeçare dhe njëvjeçare për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondet e Kompensimit;
- përpunimin analitik dhe teknik të të dhënave për gjendjen lidhur me arkëtimin (inkasimin) e kërkesave, rregullimin dhe monitorimin e menaxhimit të mjeteve;
- bashkëpunimin gjatë hartimit të propozimeve për miratimin e rregulloreve ligjore për menaxhimin e pronës, si dhe gjatë hartimit të akteve nënligjore dhe rregulloreve tjera;
- monitorimin dhe analizimin e zbatimit të rregullave ligjore, nënligjore dhe të rregullave të tjera të kësaj fushe dhe hartimin e mendimeve lidhur me zbatimin e tyre, kryerjen e përpunimit analitik dhe teknik të të dhënave për gjendjen lidhur me pronën, mbajtjen e evidencës së kontabilitetit dhe hartimin e llogarive përfundimtare, ndërmarrjen e masave për arkëtim në bazë të njoftimit të marrë për arkëtim nga sektorët kompetentë, mbajtjen e evidencës për pronën e tundshme dhe të patundshme të fituar në procedurat e falimentimti në bazë të aktgjykimit të formës së prerë, ndërmarrjen e masave për falimentim ose likuidim etj, si dhe kryerjen e punëve tjera në lidhje me menaxhimin e mjeteve.
Kontaktet kryesore:
Udhëheqës/e sektori
Ndihmësudhëheqës/e sektori
Njësitë:
1.Njësia e Procedurës Administrative në Shkallën e Dytë në Fushën e Tatimeve Lokale dhe Qendrore dhe Doganës
Maja Tërpkovska
telefoni: 02/3255-458
e-maili: maja.trpkovska@finance.gov.mk
2.Njësia e Ndihmës së Huaj dhe Arkëtimit të Kërkesave
Andrej Angellovski
telefoni: 02/3255-446
e-maili: andrej.angelovski@finance.gov.mk
3.Njësia e Menaxhimit të Pronës së Tundshme dhe të Patundshme
Jasmina Zvërlevska
telefoni: 02/3255-478
e-maili: jasmina.zvrlevska@finance.gov.mk