Shtetet e Bashkuara të Amerikës –  SHBA përfaqësuar nga USAID-i, deri më tani kanë investuar  mbi 830 milionë dollarë në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e SHBA-së i jep mbështetje të konsiderueshme Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve që synojnë rritjen ekonomike dhe stabilitetin dhe përforcimin e praktikave dhe institucioneve demokratike.

Më datë 22.08.2018 është nënshkruar Marrëveshja e bashkëpunimit zhvillimor me SHBA-në të përfaqësuar nga USAID-i, me të cilën u ndanë grant mjete në vlerë prej 37.5 milionë USD. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje është: “Republika e Maqedonisë së Veriut është një shoqëri demokratike, e vetëpërmbajtur dhe gjithëpërfshirëse”.

Për të arritur këtë qëllim, SHBA-ja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut po punojnë së bashku për të arritur qëllimet e mëposhtme:

  1. Rritja në sektorin privat, rezultatet që duhet të arrihen përfshijnë: (a) mjedis të përmirësuar të biznesit që plotëson më mirë nevojat e sektorit privat për konkurrencë më të madhe dhe qasje në financa; dhe (b) përmirësim të sigurisë së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
  2. Përfshirje më e madhe e qytetarëve të informuar, rezultatet që duhet të arrihen përfshijnë: (a) pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe përforcim të organizatave të shoqërisë civile që janë gjithnjë e më të angazhuar dhe në mënyrë konstruktive kërkojnë llogaridhënie të pushtetit ndaj qytetarëve të tij; dhe (b) rritjen e pavarësisë dhe profesionalizmit të medias.
  3. Përforcimi i qeverisjes së mirë, rezultatet që duhet të arrihen përfshijnë: a) efikasitet dhe llogaridhënie të përforcuar  të kuvendit, ministrive dhe proceseve zgjedhore dhe (b) përmirësim i kapacitetit ekzekutiv.
  4. Kohezion i përmirësuar në shoqëri, rezultatet që duhet të arrihen përfshijnë: (a) integrimin e përmirësuar ndëretnik dhe (b) rritjen e përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në shoqëri.

Në datë 06.05.2021 u nënshkrua Marrëveshja për grant të Partneritetit për zhvillim me SHBA-në përfaqësuar nga USAID-i, me ç’rast u sigurua grant prej 8.3 milionë USD.

Si në aspekt të bashkëpunimit aktual ashtu edhe me këtë marrëveshje, USAID-i mbetet i përkushtuar në mbështejen e arritjes së qëllimit strategjik “Partneritetet me USAID-in e promovojnë Maqedoninë e Veriut si vend me prosperitet, të fuqishëm dhe të mirëqeverisur,  e angazhuar në procesin e integrimit euroatlantik”. Për arritjen e këtij qëllimi, SHBA-ja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut bashkëpunojnë për arritjen e rezultateve të mëposhtme: 1. Rritja e konkurrencës ekonomike, 2. Rritja e kontributit të të rinjve në shoqëri dhe 3. Ulja e korrupsionit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.