Кumtesa|

5 dhjetor 2024, Shkup – Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski mori pjesë në mbledhjen e 6-të të Komisionit për Strategjinë e EJL-it 2030 të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – RCC, nismë në kuadër të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore që po mbahet në Beograd, Serbi.

 

Jankullovski theksoi se, Republika e Maqedonisë, si pjesë e Strategjisë së Evropës Juglindore 2030, fokusohet në përmbushjen e disa fushave kryesore për ballafaqimin me sfidat rajonale dhe arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), fusha këto në të cilat është fokusuar Qeveria e re, respektivisht në dokumentet strategjike vendore, me ç’rast ato janë vendosur si pika qendrore në Strategjinë nacionale të zhvillimit për periudhën e ardhshme 20-vjeçare, e cila u miratua dhe u zhvillua në bashkëpunim me UNDP-në.

 

“Ndër pikat kryesore mbi të cilat fokusohemi në arritjen e qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm është rritja ekonomike, respektivisht arritja e niveleve më të larta të rritjes ekonomike në bazë të investimeve. Si Qeveri, kemi ndryshuar konceptin mbi të cilin bazohet rritja ekonomike dhe atë e bazojmë mbi një cikël të konsiderueshëm investimesh, i cili vetëm në vitin e ardhshëm do ta arrijë nivelin prej rreth 1 miliardë eurove, mjete financiare që do të realizohen si investime publike dhe private.  Gjithashtu, me përmirësimin e klimës së biznesit pritet edhe rritje më e madhe e investimeve të huaja direkte. Rol të rëndësishëm ka edhe përkrahja e rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe infrastrukturore, prandaj fokusi vihet në përmirësimin e saj”, theksoi zëvendësministri Jankullovski, i cili shtoi se sfida ka edhe në fushën e arsimit, mjedisit jetësor, shëndetësisë etj.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për sfidat me të cilat ballafaqohen pjesa më e madhe e vendeve në zhvillim dhe se bashkëpunimi luan rol të rëndësishëm në tejkalimin e tyre.

 

“Qëllimi i të gjitha vendeve të rajonit, posaçërisht i Ballkanit Perëndimor, si vende në zhvillim është ulja e nivelit të varfërisë dhe pabarazisë, përmirësimi i integrimit social, përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, përkatësisht, me pak fjalë, të bëjmë tranzicion më të shpejtë në të gjitha fushat që i përafrohen botës së zhvilluar evropiane. Në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal ka një nga rolet kryesore, sepse së bashku mund të arrijmë shumë më shumë dhe shumë më shpejt”, theksoi Jankullovski.

 

Zëvendësministri i Financave është koordinator nacional i aktiviteteve në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal – RCC. Në takimin e Beogradit marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kroacia, Rumania, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Kosova dhe Serbia.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *