29 dhjetor 2024, Shkup – Ministria e Financave emetoi fletobligacionin e ri të 23-të për denacionalizim në vlerë prej 1.5 milionë eurove, me ç’rast parashtruesit kompensohen me anë të aktvendimeve të plotfuqishme në periudhën nga 1 janari i vitit 2023 deri më 31 dhjetor të vitit 2023. Bëhet fjalë për kompensimin e gjithsej 108 parashtruesve.
Fletobligacionet e denacionalizimit janë letra me vlerë të emetuara nga Ministria e Financave, në valutën euro të cilat janë të regjistruara në emër dhe mund të transferohen në mënyrë të pakufizueshme. Vlera nominale dhe interes prej 2% në nivel vjetor për poseduesit paguhet një herë në vit për një periudhë 10-vjeçare, përkatësisht 10 këste të barabarta, ndërsa pagesa për këtë emetim do të fillojë më datë 1 janar 2025. Poseduesit e fletobligacioneve mund ta materializojnë atë, përkatësisht të tregtojnë me të në tregun sekondar të Bursës së Maqedonisë.
Sipas Ligjit të Emetimit të Fletobligacioneve për Denacionalizim të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave duke filluar prej vitit 2002 emeton fletobligacione të denacionalizimit një herë në vit, ndërsa Qeveria me vendim e përcakton vlerën e fletobligacioneve të denacionalizimit.