Кumtesa|

20 shkurt 2025, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, para Ministrisë së Financave dëgjoi kërkesat e kontabilistëve profesionalë, të cilët protestuan duke kërkuar zgjidhje për problemin e parashtrimit të llogarive përfundimtare për vitin 2024.

 

“Ndërpreva mbledhjen me Odën e Zejtarisë, që ishte duke u zhvilluar, për t’i dëgjuar kërkesat e kontabilistëve profesionalë dhe iu luta atyre që kërkesat t’i dorëzojnë në formë të shkruar në arkivin e Ministrisë së Financave, me qëllim që t’i procedojmë ato”, theksoi ministrja e Financave.

 

Njëkohësisht, ajo i informoi se tashmë në Kuvend janë dorëzuar ndryshimet ligjore për ta tejkaluar problemin që është shfaqur, përkatësisht që të mund t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore për vitin 2024 dhe problemin e kontabilistëve që janë fshirë përkohësisht nga regjistri që të mund ta vazhdojnë normalisht punën e tyre.

 

“Do të diskutojmë në vazhdim për të gjitha pengesat e tjera ligjore, kushtet dhe kufizimet me të gjitha palët e involvuara sepse besojmë në dialogun e hapur dhe punën e përkushtuar”. Ashtu si paraprakisht në opozitë, edhe tani nga pozita e ministres së Financave, do t’i mbroj me vendosmëri qëndrimet e mia, të cilat i kam krijuar gjithmonë mbi bazën e punës korrekte dhe ligjore dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, shkruan ministrja  në postimin e saj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *