Кumtesa|

27 shkurt 2025, Shkup – Raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar me konstatimet preliminare, i cili u publikua në fund të Misionit të zbatuar për nenin 4 për gjendjen në vend, pasqyron më së miri politikat e zbatuara nga Qeveria LSDM-BDI dhe çfarë i lanë Qeverisë së re për t’u ballafaquar dhe për ta gjetur mënyrën e korrigjimit.

Në një postim në facebook, ministrja thotë:

“Përderisa më sulmoni në aspekte të ndryshme, unë po punoj me fakte, që fatkeqësisht janë shumë trishtuese për të gjithë ne”.

Raporti i FMN-së flet për politikat katastrofike që Qeveria paraprake LSDM-BDI i zbatoi pa marrë parasysh fare pasojat.

 

Borxhi publik për shkak të shpenzimeve të tyre të paarsyeshme arriti në nivel katastrofik, kështu që Qeveria e VMRO-DPMNE-së iu desh të bënte mrekulli duke marrë hua me normat më të ulëta në historinë e vendit dhe ta “shuante zjarrin”, fjalë për fjalë në të gjitha “frontet”, ndërkohë që vendet e rajonit konsoliduan dhe kontrolluan me sukses borxhin e tyre publik. Njëkohësisht, niveli i ulët i shpenzimeve kapitale në kohën e LSDM-BDI bëri që edhe në atë drejtim të kishim nota të dobëta dhe që nga ajo kohë nuk kemi realizim të asnjë projekti.

 

Andaj, herën tjetër kur nuk keni argumente, mos i shtrembëroni fjalët e mia. “Nëse doni të jeni opozitë konstruktive, duhet të flasim me fakte, pa gënjeshtra të orkestruara dhe empati të rreme ndaj bashkëpartiakëve”, thuhet në postimin e profilit të saj në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *