2 korrik 2026, Shkup – Ministria e Financave, sot më 2 korrik, nëpërmjet Akademisë së Financave Publike, organizoi trajnimin me temë Qarkorja buxhetore - Udhëzime për përgatitjen e buxhetit", me qëllim përmirësimin e njohurive dhe kapaciteteve të shfrytëzuesve të buxhetit gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit.
Trajnimi ishte dedikuar për përfaqësuesit e institucioneve që marrin pjesë në procesin e planifikimit të buxhetit dhe kishte për qëllim ofrimin e udhëzimeve praktike për zbatimin e drejtë të Qarkores buxhetore dhe përgatitjen e propozimeve buxhetore.
Trajnimi mbuloi tema që lidhen me përmbajtjen e Qarkores buxhetore, supozimet makroekonomike, prioritetet strategjike dhe vlerat maksimale të shpenzimeve, si dhe udhëzimet e hollësishme për plotësimin e formularëve të Qarkores buxhetore.
Theks i veçantë u vu në aspektet praktike të përgatitjes së kërkesave buxhetore, si dhe në udhëzimet për plotësimin e Formularit të konceptit të projektit dhe Formularit të ndikimit fiskal që rrjedhin nga Agjenda reformuese.
Trajnimi u zhvillua nga z.Toshe Panovski nga Sektori i Buxhetit dhe Fondeve pranë Ministrisë së Financave, i cili prezantoi aspektet kryesore të procesit të përgatitjes së buxhetit përmes shembujve praktikë dhe iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve.
Ministria e Financave investon vazhdimisht në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e procesit buxhetor, me qëllim sigurimin e menaxhimit më efikas, transparent dhe të orientuar strategjikisht të financave publike.