EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim “Menaxhimi i risqeve” për të punësuaritë në SHA-të dhe ndërmarrjet publike në pronësi shtetërore

Trajnim  “Menaxhimi i risqeve” për  të punësuaritë në  SHA-të dhe ndërmarrjet publike në pronësi shtetërore

Më 18.06.2026, Sektori – Akademia e Financave Publike realizoi për herë të katërt këtë vit trajnimin me temë “Menaxhimi i Risqeve”. Trajnimi ishte paraparë në Programin vjetor të trajnimeve për vitin 2026 dhe u dedikua për të punësuarit në sektorin e shoqërive aksionare  dhe  ndërmarrjeve publike në pronësi shtetërore. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të kuptojnë në mënyrë të detajuar aspektet metodologjike të procesit të menaxhimit të risqeve dhe të aftësohen për zbatimin efikas të të gjitha fazave të metodologjisë së menaxhimit të risqeve në subjektet e sektorit publik.
Trajnimi u realizua nga ndihmësudhëheqësi i Sektorit të Harmonizimit Qendror të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, eksperti me përvojë Besar Dehari, duke përdorur qasje interaktive, prezantime, diskutime në grupe dhe studime të rasteve.
Trajnimi kontribuoi në avancimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike të pjesëmarrësve, në përforcimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e procesit të menaxhimit të risqeve dhe në përmirësimin e kapaciteteve të shoqërive aksionare dhe ndërmarrjeve publike në pronësi shtetërore për t’u përballur në mënyrë efikase dhe në kohë me risqet.
Ministria e Financave, përmes Sektorit – Akademia e Financa Publike, mbetet e përkushtuar ndaj edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të burimeve njërëzore në sektorin publik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të financave publike  dhe avancimin  e  proceseve  institucionale

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu