EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U mbajt trajnimi me temë "Menaxhimi i riskut"

U mbajt trajnimi me temë "Menaxhimi i riskut"

5 tetor 2026, Shkup – Sot, Sektori i Akademisë së Financave Publike në Ministrinë e Financave zhvilloi trajnim online me temë "Menaxhimi i riskut", i destinuar për të punësuarit e sektorit publik, me qëllim përmirësimin e njohurive të tyre profesionale dhe aftësive praktike në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve në punën e institucioneve.

Në kuadër të trajnimit, ku trajnues ishte Mite Mitevski, udhëheqës i Sektorit të Harmonizimit Qendror të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, u prezantuan parimet dhe fazat kryesore të procesit të menaxhimit të risqeve, me theks të veçantë në identifikimin në kohë të risqeve, analizën dhe vlerësimin e tyre, si dhe përcaktimin dhe monitorimin e masave përkatëse për menaxhimin e tyre.

Pjesëmarrësit u njohën me aspektet praktike të menaxhimit të risqeve dhe rëndësinë e krijimit të mekanizmave të përshtatshëm në institucione, përmes të cilave risqet mund të njihen, vlerësohen dhe adresohen në mënyrë të përshtatshme në kohën e duhur. Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e integrimit të menaxhimit të risqeve në proceset e planifikimit, vendimmarrjes dhe arritjes së qëllimeve të institucioneve.

Menaxhimi efikas i riskut është pjesë e rëndësishme e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar dhe kontribuon në përmirësimin e punës së institucioneve, përforcimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, si dhe përdorimin më efikas të burimeve publike. Njohja në kohë e risqeve të mundshme u lejon institucioneve të ndërmarrin veprime të përshtatshme dhe të zvogëlojnë ndikimin e tyre të mundshëm në arritjen e qëllimeve të përcaktuara.

Përmes zbatimit të trajnimeve të tilla, Akademia e Financave Publike vazhdon aktivitetet e saj për përforcimin e kapaciteteve profesionale në sektorin publik dhe në krijimin e kushteve për përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe kompetencave të të punësuarëve.

Rëndësi e veçantë i kushtohet zhvillimit të njohurive dhe aftësive në fushat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e menaxhimit të mjeteve publike, përgjegjësinë financiare, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve.

Trajnimi "Menaxhimi i riskut" është pjesë e aktiviteteve programore të Akademisë së Financave Publike për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe përmirësim të sistemit të financave publike.

Akademia e Financave Publike në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të realizojë trajnime dhe aktivitete profesionale për zhvillimin e kapaciteteteve profesionale të të punësuarëve në sektorin publik, me qëllim që të kontribuojë në menaxhim më efikas, transparent, logaridhënës dhe të përgjegjshëm të mjeteve publike.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu