30 shtator 2026, Shkup – Sot, në Ministrinë e Financave, në organizimin e Akademisë së Financave Publike u mbajt trajnimi kushtuar Zhvillimit të Konceptit të Projektit (PCN) dhe bazave të monitorimit të projekteve.
Trajnimi u orientua në drejtim të përforcimit të njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëmarrësve në fushën e menaxhimit të investimeve publike, me fokus të veçantë në përgatitjen e ideve të projekteve dhe monitorimin e realizimit të tyre.
Në suaza të këtij trajnimi u trajtua korniza juridike dhe institucionale për menaxhimin e investimeve publike, procesi i përgatitjes së Formularit të Konceptit të Projektit (FKP), definimi i problemeve dhe qëllimeve të projektit, ndikimi buxhetor dhe burimet e financimit, analiza e risqeve, si dhe kriteret për cilësinë e propozimeve projektuese.
Vëmendje e veçantë iu kushtua monitorimit dhe raportimit mbi realizimin fizik dhe financiar të projekteve, përfshirë edhe mënyrën e plotësimit të raporteve të monitorimit.
Trajnimi kishte karakter praktik dhe interaktiv, me ligjërata të shkurtra, diskutime, studime të rasteve dhe ushtrime praktike për identifikimin e gabimeve në konceptet projektuese dhe raportet e monitorimit.
Me anë të realizimit të këtij trajnimi, Akademia e Financave Publike vazhdon të kontribuojë në avancimin e njohurive dhe shkathtësive praktike në sektorin publik, si dhe në përkrahjen e menaxhimit më efikas të investimeve publike.