5 tetor 2026, Shkup - Sot, në ambientet e Ministrisë së Financave, u mbajt prezantimi i Doracakut të trajnuesëve, i përgatitur nga Akademia e Financave Publike në Ministrinë e Financave.
Doracaku dhe zbatimi i tij praktik u prezantua nga Sllavica Dimoska Davkovska, këshilltare për Përgatitjen e Programeve të Punës dhe Programeve të Trajnimit në Akademinë e Financave Publike.
Doracaku është përgatitur si mbështetje praktike për trajnuesit në Ministrinë e Financave, me qëllim që t'i ndihmojë ata në planifikimin, krijimin dhe zbatimin e trajnimeve, si dhe në zbatimin e qasjeve dhe metodave moderne për transferimin më efikas të njohurive dhe mbajtjen e vëmendjes dhe pjesëmarrjes aktive të pjesëmarrësve.
Në prezantim morën pjesë trajnues të punësuar nga Ministria e Financave, të cilët luajnë rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe përvojave të ekspertëve dhe në forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të punonjësve të sektorit publik. Gjatë prezantimit, u trajtuan udhëzimet dhe rekomandimet kryesore nga doracaku, me theks të veçantë në përgatitjen e trajnimeve, strukturën dhe përmbajtjen e prezantimeve, përzgjedhjen e metodave dhe teknikave të përshtatshme të punës për përfshirje aktive të pjesëmarrësve.
Me përgatitjen dhe promovimin e këti doracaku, Akademia e Financave Publike vazhdon me aktivitetet që synojnë përmirësimin e cilësisë së trajnimeve dhe përforcimin e kapaciteteve të trajnuesëve në Ministrinë e Financave, si parakusht i rëndësishëm për zhvillimin e administrates publike profesionale dhe efikase