EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska në takim me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Thellimi i bashkëpunimit për transparencë dhe efikasitet më të madh në menaxhimin e mjeteve publike

Dimitrieska-Koçoska në takim me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së: Thellimi i bashkëpunimit për transparencë dhe efikasitet më të madh në menaxhimin e mjeteve publike

15 tetor 2025, Washington  –  Në suaza të Takimeve të rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore të cilat mbahen në Washington, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska zhvilloi  takim pune me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së (Office of Technical Assistance – OTA), në Zyrën e Asistencës Teknike.

Takimi iu kushtua shqyrtimit të bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm dhe përcaktimit të prioriteteve të ardhshme në fushën e financave publike, buxhetit, tatimeve, borxhit publik dhe sistemit financiar.

Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi me Thesarin e SHBA-së është  element kryesor në procesin e modernizimit të sistemit të menaxhimit të financave publike në Maqedoni.

Përmes projekteve të realizuara  në periudhën e kaluar është siguruar përkrahje profesionale në disa segmente, respektivisht në përmirësimin e planifikimit buxhetor dhe vendosjen e buxhetimit programor, e deri te llogaridhënia fiskale dhe transparenca më e mirë gjatë shfrytëzimit të mjeteve publike.


Në fushën e politikës tatimore dhe doganore, bisedimet ishin të fokusuara në vazhdimin e përkrahjes teknike për modernizimin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Drejtorisë së Zbulimit Financiar dhe Drejtorisë  Doganore.

Theksi u vendos në përmirësimin e menaxhimit të risqeve, vendosjen e sistemeve të avancuara të analizës dhe kontrollit, si dhe ngritjen e nivelit të integritetit dhe luftën kundër korrupsionit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit aktual në fushën e menaxhimit të borxhit publik, me ç’rast do të kontribuohet në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të brendshëm të kapitalit dhe zgjerimit të bazës së investitorëve.


Ministrja Dimitrieska-Koçoska theksoi se partneriteti strategjik me Thesarin e SHBA-së paraqet  nxitje sinjifikative për avancimin e financave publike dhe kapaciteteve institucionale në vend.
“Përkrahja teknike që marrim nga Thesari i SHBA-së është thelbësore për përpjekjet tona për të krijuar një sistem modern, transparent dhe të qëndrueshëm të financave publike. Ky bashkëpunim na mundëson të vendosim standarde të larta në politikën fiskale, ta rrisim efikasitetin në planifikimin dhe realizimin e buxhetit dhe ta përforcojmë besimin e qytetarëve dhe investitorëve në institucionet publike”, theksoi ministrja.


Ajo shtoi se Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave në sistemin financiar publik, në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të krijimit të  kornizës fiskale stabile dhe të përgjegjshme që do të sigurojë parashikueshmëri afatgjate dhe rritje ekonomike.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu