EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Numrat tregojnë gjendjen reale, rezultatet janë të dukshme, ndërsa konfirmimi i rejtingut kreditor është sinjal i fuqishëm për të vazhduar të njëjtën rrugë

Dimitrieska-Koçoska: Numrat tregojnë gjendjen reale, rezultatet janë të dukshme, ndërsa konfirmimi i rejtingut kreditor është sinjal i fuqishëm për të vazhduar të njëjtën rrugë

13 shtator 2026, Shkup - Republika e Maqedonisë ruan rejtingun  e vlerësuar nga Agjencia Kreditore “Fitch”. “Ky ishte konfirmim i fuqishëm për mua, për qëndrueshmërinë e politikave që po zbatojmë dhe një sinjal i fortë për të vazhduar në të njëjtën rrugë”, pohoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në një postim në fejsbuk.

Sipas ministres, stabiliteti i financave publike dhe nxitja e rritjes ekonomike janë baza mbi të cilin bazohet politika ekonomike e krijuar dhe e zbatuar nga Qeveria, ndërsa efektet po shihen edhe në treguesit ekonomikë dhe ato janë baza për ruajtjen e rejtingut kreditor.

“Të dhënat tregojnë nëse ka efekte. E kam përmendur shumë herë se numrat pasqyrojnë situatën aktuale tani, por edhe nëse i shikojmë prapa në të ardhmen, ato do të pasqyrojnë realitetin”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Siç thuhet në postimin e saj, rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2024 ishte 1.6% - një situatë faktike nga e cila nisëm dhe duke marrë vendime që tani mund të them se kanë pasur efekt, kemi kontribuar që të kemi norma të vazhdueshme rritjeje ekonomike me rreth dhe mbi 3%, ndërsa në të dhënat e fundit të publikuara për tremujorin e dytë, kemi normë rritjeje prej 4.3%. Nuk po flasim vetëm për një tremujor jashtëzakonisht të mirë, por për vazhdimësinë e lëvizjeve pozitive ekonomike.

“Investimet ishin themeli mbi të cilin e mbështesim politikën tonë ekonomike. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet bruto u rritën me 16.5%. Kjo është shumë e rëndësishme sepse tregon se çfarë lloj modeli ekonomik duam. Model në të cilin investimet luajnë një rol më të madh në krijimin e rritjes. Pas kësaj qëndron realizimi i përshpejtuar i projekteve të mëdha kapitale dhe infrastrukturore, projektet në komuna për zhvillim ekonomik lokal, por edhe aktiviteti investues në sektorin privat vendor. Ndërtimtaria shënoi rritje prej 21.9%, industria 3.9%, ndërsa industria përpunuese 4.1%. Sektori i shërbimeve u rrit me 2.4%, me trende pozitive në disa sektorë. Në tremujorin e dytë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 10.4%, në rritje reale”, shkruan ministrja e Financave, duke shtuar se kjo është shumë e rëndësishme për Qeverinë sepse këto janë rezultate të arritura në kohë të pasigurisë së madhe globale, dhe duke pasur parasysh se Maqedonia është një ekonomi e vogël e hapur dhe e ndikuar fuqimisht nga zhvillimet në nivel global, sidomos në Evropë.

“Të gjitha këto janë tregues dhe rezultate të politikave të kësaj Qeverie  e cila, nga ana tjetër, ka  qasje shumë të kujdesshme dhe serioze në menaxhimin e financave publike dhe në balancimin ndërmjet nevojës për realizimin e investimeve dhe zbatimin e njëkohshëm të konsolidimit fiskal,” thekson ministrja, duke shtuar se borxhi publik në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026 është 58.8% e PBB-së, përkatësisht 10.726 miliardë euro. Krahasuar me tremujorin e parë, ai është ulur me 0.1 pikë përqindjeje, përkatësisht me 21 milionë euro, ndërsa krahasuar me fundin e vitit 2025 është ulur me 0.6 pikë përqindjeje dhe krahasuar me fundin e vitit 2024 është ulur me 2.6 pikë përqindjeje.

Siç thekson ministrja në postimin e saj, këto janë fakte që dëshmojnë qasjen tonë serioze kur bëhet fjalë për menaxhimin e detyrimeve, përkatësisht për sigurimin e mjeteve për zhvillim, por edhe për sigurimin në kohë të mjeteve për shlyerjen e borxheve të vjetra„Në tremujorin e dytë të këtij viti kemi paguar mbi 300 milionë euro për servisimin e një pjese të euroobligacionit prej 700 milionë eurosh, të emetuar në vitin 2020. Pjesa më e madhe e këtij euroobligacioni u shlye që në tremujorin e parë. Por, për të pasur një pasqyrë më të plotë se për çfarë detyrimesh bëhet fjalë, si dhe cilat janë detyrimet që kjo Qeveri i ka shlyer dhe duhet t’i shlyejë në periudhën e ardhshme, të dhënat në vijim janë: nga gjysma e dytë e vitit 2024 e deri më sot, Ministria e Financave ka shlyer detyrime në vlerë të përgjithshme prej 4.556 miliardë eurosh, përkatësisht 786 milionë euro në gjysmën e dytë të vitit 2024, 2.198 miliardë euro në vitin 2025 dhe 1.571 miliardë euro në vitin 2026. Presion shtesë paraqesin edhe interesat, të cilat arrijnë në 350 milionë euro “, theksoi ministrja.

Sipas saj, ky është realiteti me të cilin përballet Qeveria. “Sot, vazhdon ministrja në postim  saj, njëkohësisht paguajmë interesa dhe shlyejmë detyrime të krijuara në të kaluarën. Një vend që nuk i shlyen detyrimet e tij paguan çmim shumë më të lartë përmes interesave më të larta, përkeqësimit të rejtingut kreditor dhe financimit më të shtrenjtë për ekonominë në përgjithësi. Prandaj, mbetemi të përkushtuar për të balancuar ndërmjet investimeve, konsolidimit fiskal dhe sigurimit në kohë të mjeteve për shërbimin e detyrimeve. Përkushtimi ynë ndaj konsolidimit fiskal është i qartë dhe mbetet i pandryshuar. Megjithatë, konsolidimi duhet të jetë gradual, kredibil dhe i harmonizuar me ciklin ekonomik”, thuhet në postimin  e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në fejsbuk.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu