EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gordana Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Bruksel për Dialogun e 12-të ekonomik dhe financiar

Gordana Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Bruksel për Dialogun e 12-të ekonomik dhe financiar

4 maj 2026, Shkup – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës.

Në kuadër të Dialogut të 12-të ekonomik dhe financiar do të diskutohet për zhvillimin ekonomik, sfidat dhe planet, ndërsa do të miratohen edhe rekomandime për politikat e targetuara për secilin vend, të cilat duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Dialogun ekonomik dhe financiar në Bruksel, do të fokusohet në reformat që po ndërmerr vendi, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të cilësisë së financave publike me qëllim të mbështetjes së rritjes ekonomike, në kushtet e klimës më të gjerë gjeopolitike dhe paparashikueshmërisë së lartë.

Dialogu ekonomik dhe financiar është dialog vjetor për politikën ekonomike. Në Dialogun ekonomik dhe financiar në Bruksel marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, si dhe ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu