EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Fillojmë me procesin për krijimin e rregullativës për crowdfunding bazuar në praktikat evropiane

Dimitrieska-Koçoska: Fillojmë me procesin për krijimin e rregullativës për crowdfunding bazuar në praktikat evropiane

1 maj 2026, Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska iu drejtua takimit të grupit të punës kushtuar përgatitjes së studimit mbi rregullimin e crowdfunding (financimi me bashkëpunim apo strukturim të grupit), si model gjithnjë e më i rëndësishëm për mbështetjen e bizneseve inovative dhe ideve sipërmarrëse.

Ajo para përfaqësuesve të institucioneve, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit theksoi se crowdfunding është burim shtesë financimi, veçanërisht i rëndësishëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke theksuar se qëllimi është të krijohet kornizë rregullatore e qartë dhe e besueshme që do të sigurojë besim midis të gjithë pjesëmarrësve.

“Përmes kësaj analize, do t’i shqyrtojmë praktikat evropiane dhe do të krijojmë zgjidhje të përshtatura për tregun vendas, duke hapur kështu mundësi të reja për zhvillimin ekonomik”, theksoi ministrja.

Pas përgatitjes së studimit, Ministria e Financave do të fillojë përgatitjen e rregullativës ligjore për ta rregulluar këtë fushë.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu