EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në CEF në Slloveni - Thellimi i bashkëpunimit dhe përgatitja për mbledhjen e Bordit Drejtues në Shkup

Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në CEF në Slloveni - Thellimi i bashkëpunimit dhe përgatitja për mbledhjen e Bordit Drejtues në Shkup

27 maj 2026, Lubjanë – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në CEF – Qendrën për Ekselencë në Financa-Lubjanë, Slloveni, si pjesë e aktiviteteve që lidhen me avancimin e bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe kësaj organizate rajonale.

Gjatë vizitës, ministrja u takua me drejtoreshën e CEF-it, Jana Rapnshek dhe ekipin e organizatës, ku diskutuan rreth bashkëpunimit aktual, prioriteteve të përbashkëta në menaxhimin e financave publike, proceseve reformuese, si dhe nevojave për përforcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale.

Ministrja u takua gjithashtu me Mateja Vraniçar Erman, kryetare e Bordit Këshillimor të CEF-it, me ç’rast shkëmbyen mendime mbi rolin e CEF-it në përkrahjen e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit profesional të administratës publike.

Republika e Maqedonisë dhe Ministria e Financave kanë një bashkëpunim të suksesshëm afatgjatë me CEF-in, ku nëpërmjet programeve përforcohen vazhdimisht kapacitetet e të punësuarve në Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera. Ministrja Dimitrieska-Koçoska kryeson Bordin Drejtues të CEF-it këtë vit. Në këtë drejtim, mbledhja e Bordit Drejtues do të mbahet në Shkup më 22 qershor, ndërsa vizita në Slloveni është pjesë e përgatitjeve për organizimin e mbledhjes së ardhshme.

Në suaza të kësaj vizite, ministrja do t'u drejtohet gjithashtu pjesëmarrësve në trajnimin ndërkombëtar të organizuar nga CEF-i, dedikuar avancimit të kapaciteteve të të punësuarve në sektorin publik.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu