EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Kuvendi miratoi Ligjin e Huamarrjes - Sigurohen mjete për stabilitetin e financave publike, investimet kapitale dhe shlyerjen e detyrimeve të maturuara

MF: Kuvendi miratoi Ligjin e Huamarrjes - Sigurohen mjete për stabilitetin e financave publike, investimet kapitale dhe shlyerjen e detyrimeve të maturuara

26 maj 2026, Shkup – Sot, Kuvendi miratoi zgjidhjen ligjore për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë bankat e huaja në vlerë prej 260 milionë eurosh, mjete të destinuara për financimin e nevojave buxhetore, veçanërisht të shpenzimeve kapitale, si dhe për rifinancimin e detyrimeve të maturuara.

Siç shpjegohet në arsyetimin e ligjit para deputetëve, huaja është në përputhje me përcaktimin për ruajtjen e stabilitetit makrofiskal, sigurimin e financimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë të nevojave buxhetore, si dhe për menaxhimin në mënyrë aktive të borxhit publik.

Huaja është e siguruar me kushte të favorshme dhe konkurruese, me ç’rast afati i shlyerjes së huasë është shtatë vjet, duke përfshirë periudhën grejs prej tre vitesh, ndërsa norma variabile e interesit përbëhet nga Euribori gjashtëmujor, i rritur për margjinën prej 2.10% dhe është pothuajse gjysmë pike përqindjeje më e ulët se norma e interesit të fletobligacioneve në tregun sekondar.

Në përputhje me ligjin në fjalë, mjetet do të sigurohen nga KfW IPEX-Bank GmbH, Banco Bilbao Vizcaya Argentaria-S.A., Erste Group Bank AG, AKA Ausfuhrkredit-Gesellschaft mbH dhe Merrill Lynch International. Pas miratimit të këtij ligji, do të vazhdojë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së huasë.

Sigurimi i mjeteve përmes kësaj huaje është brenda kornizës dhe në përputhje me huamarrjen e planifikuar në tregun ndërkombëtar me Buxhetin për vitin 2026, të miratuar nga Kuvendi. Mjetet do të shfrytëzohen për nevojat e përgjithshme buxhetore, duke përfshirë financimin e shpenzimeve kapitale dhe detyrimet e rifinancimit, të përcaktuara në buxhet dhe në Ligjin e Realizimit të Buxhetit për vitin 2026.

Gjatë vitit 2026, shteti duhet të shlyejë gjithashtu detyrimet e vjetra të maturuara, bazuar në principalin dhe interesin, në vlerë prej 1.56 miliardë eurosh dhe financimin shtesë të deficitit të buxhetit në vlerë prej 39.2 miliardë denarësh. Për shlyerjen e jashtme, 893 milionë euro janë maturuar gjatë vitit, nga të cilat 700 milionë euro është euroobligacioni i emetuar në vitin 2020 dhe duhet të shlyhet në qershor të këtij viti. Në tregun vendor, borxhi i brendshëm është 324.2 milionë euro. Vetëm në bazë të interesit në tregjet e brendshme dhe të jashtme, duhet të paguhen 346 milionë euro.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu