EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska – U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Dimitrieska-Koçoska – U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Zagreb, 25 gusht – Sot në Zagreb, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska- Koçoska, së bashku me ministrat e Financave dhe Ekonomisë së Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit.

Kjo iniciativë synon ta nxisë zhvillimin e përbashkët të tregjeve nacionale të kapitalit të vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë dhe harmonizimit të kornizës rregullatore, me qëllimin përfundimtar rritjen e likuiditetit dhe krijimin e tregjeve më të fuqishme, më të theksuara, më efikase dhe më konkurruese të kapitalit.

Duke shfrytëzuar potencialin e plotë të tregjeve të kapitalit dhe sektorit më të gjerë financiar, vendet pjesëmarrëse synojnë t’i përforcojnë ekonomitë e tyre dhe ta thellojnë bashkëpunimin.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është  ndërlidhja e Memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në fund të vitit 2024 nga bursa e Bratisllavës, Bukureshtit, Budapestit, Lubjanës, Shkupit, Sofjes, Varshavës dhe Zagrebit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe integrimit të tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore, me përkrahjen e Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit (BERZH), e cila përkrah vazhdimisht këtë proces, përkatësisht iniciativën në fjalë.

Vendet që morën pjesë sot në nënshkrimin ceremonial të memorandumit konfirmuan ekzistencën e vullnetit dhe vizionit të përbashkët politik që orientohet drejt forcimit, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë më të madhe të tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Kjo konfirmon angazhimin rreth këtij bashkëpunimi me theks në zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për forcimin e kapaciteteve të tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore për financim, inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Memorandumi është gjithashtu në harmonizim me objektivat e Bashkimit Evropian, në veçanti me Strategjinë e tij për unionin e kursimeve dhe investimeve synon t’i destinojë kursimet e amvisërive dhe kapitaliprivat drejt tregjeve të kapitalit për t’i stimuluar investimet, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për t’i përmirësuar flukset ndërkufitare të kapitalit dhe për të ndërtuar një treg kapitali më të thellë, më likuid dhe më të qendrueshëm në suaza të Bashkimit Evropian.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu