EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Maqedonia është vendi i vetëm e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por që ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e tregut të kapitalit, së bashku me shtatë vendet e tjera anëtare të BE-së

 Maqedonia është vendi i vetëm e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por që ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e tregut të kapitalit, së bashku me shtatë vendet e tjera anëtare të BE-së

27 gusht 2025, Shkup - Maqedonia është vendi i vetëm e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por megjithatë ka nënshkruar Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e tregut të kapitalit, së bashku me shtatë vendet e tjera anëtare të BE-së, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Ditarin e TV Sitel.

“Ky aspekt është një ndër hapat më domethënës të ndërmarrë nga Ministria e Financave gjatë kohëve të fundit, veçanërisht pasi orientohet drejt sektorit privat. Pse është kjo e rëndësishme? Kur flasim për tregun e kapitalit, zakonisht mendohet për bursën vetëm si  vend për shitblerjen e aksioneve. Megjithatë, thelbi i këtij memorandumi është shumë më i madh, gjegjësisht ai mundëson krijimin e tregut, ku mund të tregtohet edhe me letrat me vlerë të emetuara rishtazi, jo vetëm aksione, por edhe fletobligacione. Kjo hap mundësi të mëdha për kompanitë maqedonase që kanë vështirësi në sigurimin e financimit nga bankat, ndërsa tani do të kenë  alternativë të emetojnë fletobligacionet ose aksionet e tyre”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja nënvizoi se po zgjerohet edhe tregu, përkatësisht edhe qytetarët e shtatë vendeve të tjera anëtare të BE-së do të mund t’i blejnë letrat me vlerë të kompanive maqedonase, ndërsa qytetarët tanë do ta kenë mundësinë që të investojnë në kompanitë e tyre.

“Në këtë mënyrë krijohet tregu i integruar i kapitalit, respektivisht diçka që ka funksionuar prej kohësh në SHBA, por që ky aspekt është ende i kufizuar në Evropë. Iniciativa e nisur nga Ministria e Financave të Kroacisë është me të vërtetë një hap i madh për këto tetë vende. Më tej pason  procesi i  harmonizimit të ligjeve dhe rregulloreve, ndërsa presim që për një periudhë prej një deri në dy vjet, kompanitë e para të fillojnë të emetojnë letra me vlerë, kurse investitorët vendas dhe të huaj, të fillojnë me investimin e tyre”, potencoi Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se është krenare që Maqedonia është pjesë e kësaj iniciative, sepse ajo synon kryesisht t'u ndihmojë kompanive që të kenë qasje më të lehtë në mjetet financiare dhe të krijojnë një treg kapitali më dinamik.

Ditën e hënë në Zagreb, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrat e Financave dhe të Ekonomisë së Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit. 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu