EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska për “Alfa”: Borxhi publik është ulur si në përqindje ashtu edhe në shifra absolutë pas një periudhe afatgjate

Dimitrieska-Koçoska për “Alfa”: Borxhi publik është ulur si në përqindje ashtu edhe në shifra absolutë pas një periudhe afatgjate

4 maj 2025, Shkup – Borxhi publik është ulur pas një periudhe afatgjate jo vetëm në përqindje, por edhe në shifra absolutë, deklaroi ministrja e Financave për TV Alfa.

“Shpesh, ju mund të dëgjoni se disa gjëra po kursehen, se po tregohet kujdes dhe se si ministrja e Financave është pak më rigoroze në situata të caktuara. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të punojmë në mënyrë ekonomike. Kemi marrë shumë borxhe vitet e fundit. Tani qytetarët mund ta bëjnë diferencën nëse po punojmë ekonomikisht me borxh të reduktuar prej 36 milionë eurosh në vlerë absolute apo nëse dikush para nesh ka punuar në mënyrë ekonomike kur borxhi është rritur për 292 milionë euro për periudhën e njëjtë, fillimin e vitit, si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit”, thekson ministrja e Financave.

 

Ajo shton se menaxhimi ekonomik, ulja e shpenzimeve joproduktive dhe përpjekjet për stimulimin e aktivitetit ekonomik rezultuan në ulje të borxhit publik për 4.7 p.p. në nivel prej 57.7% të PBB-së. Siç përmendi ajo, sfidat nga periudha paraprake ishin të mëdha, kështu që financat duhej të konsolidoheshin dhe paratë publike të shpenzoheshin me kujdes.

 

Ajo përsëriti se këtë vit, nuk heq dorë nga projeksionet për rritje ekonomike prej 3.7%, pavarësisht pritshmërive më të ulëta të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe paralajmëroi rishikimin e arkës shtetërore në muajin korrik, para shpalljes së zgjedhjeve lokale.

 

“Do të ketë një rishpërndarje të vogël ose rialokim siç e qajnë në Ministrinë e Financave lidhur me projektet që u janë dedikuar komunave. Nëse e mbani mend, ne në buxhet i parashikuam këto mjete financiare, por i destinuam në “Funksionet e shtetit”, sepse nuk mund të dinim paraprakisht se cili do të ishte interesi i komunave, nëse do të dëshirojnë më shumë projekte që lidhen me Ministrinë e Transportit ose me Ministrinë e Bujqësisë, Kulturës, Sportit dhe për shkak të kësaj, i kemi destinuar atje. Tani e dimë përafërsisht ku dhe sa mjete duhet të alokohen, prandaj do të theksoja se do të kemi rishpërndarje të vogël, ndërsa atë që e quajmë ribalanc të buxhetit, do të bëhet diku në muajin korrik, para shpalljes së zgjedhjeve”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu