EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i Dimitrieska Koçoskës me ministrin turk Bollat – Dakordim për bashkëpunim më të intensifikuar në fushën e doganave

Takim i Dimitrieska Koçoskës me ministrin turk Bollat – Dakordim për bashkëpunim më të intensifikuar në fushën e doganave

5 maj 2025, Shkup – Maqedonia dhe Turqia do të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik duke siguruar kushte më të favorshme bashkëpunimi. Në takimin mes ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe ministrit të Tregtisë turke Omer Bollat, u ra dakord për bashkëpunimin mes autoriteteve doganore të të dyja vendeve, si dhe për ripërtëritjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe nënshkrimin e memorandumeve të reja të bashkëpunimit.

 

“Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik bazuar në një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara reciprokisht. Sot, në takimin me ministrin Bollat, diskutuam dhe u pajtuam se është i nevojshëm bashkëpunimi mes autoriteteve doganore të të dyja vendeve, në drejtimin e intensifikimit të komunikimit mes tyre gjatë periudhës së ardhshme. Gjithashtu. diskutuam për ripërtëritjen e marrëveshjeve të ndërsjella në përputhje me standardet dhe rekomandimet e reja dhe në drejtim të përmirësimit të klimës së biznesit, tërheqjes së investitorëve dhe lehtësimit të tregtisë”, tha ministrja e Financave.

 

Ajo theksoi se Qeveria është e përkushtuar për të siguruar rritje të përshpejtuar ekonomike dhe për të intensifikuar bashkëpunimin me vendet mike, duke përfshirë edhe Turqinë.

Gjatë takimit u vu në dukje shkëmbimi i shpejtë i të dhënave, si përparësi kryesore për të dyja vendet.

 

Takimi u realizua në kuadër të vizitës së punës së ministres në Turqi. Në takim mori pjesë edhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave Andriana Matlioska, shefja e kabinetit, njëherazi këshilltare e posaçme në Ministrinë e Financave Katerina Antovska, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike Elena Petrova, drejtori i Drejtorisë Doganore Boban Nikollovski dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Sllobodan Ivanovski. Nga pala turke, përveç ministrit Bollat dhe zëvendësministrave Mustafa Tuzxhu dhe Sezai Uçarmak, i pranishëm ishte edhe shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe BE-në Hysni Dilemre, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Doganat Mustafa Gjymysh, shefi i Drejtorisë së Përgjithshme për Kontrollin Doganor Rexhep Koshal, si dhe këshilltari i ministrit Mehmet Husejin Bilgin.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu