EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska për MIA-n: Ribalanci nuk do t’i tangojë zërat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe masat për përkrahjen e qytetarëve

Dimitrieska-Koçoska për MIA-n: Ribalanci nuk do t’i tangojë zërat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe masat për përkrahjen e qytetarëve

13 maj 2026, Shkup Fokusi ynë vazhdon të jetë mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe ribalanci nuk do të shkojë përtej këtyre kornizave, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistën për MIA-n, në kontekstin e bisedimeve të vazhdueshme për ribalancin e buxhetit. Sipas Dimitrieska-Koçoskës, qytetarët duhet të sigurohen se buxheti është likuid, të gjitha detyrimet servisohen, pagat dhe pensionet po paguhen rregullisht dhe detyrimet ndaj ekonomisë po përmbushen.

- Në këtë drejtim, nuk do të tangohen zërat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe të cilat po zbatohen sipas dinamikës së planifikuar, veçanërisht investimet kapitale, si dhe masat për përkrahjen e qytetarëve që orintohen në përmirësimin e standardit të jetesës, thekson Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, ribalanci do të mbetet në bazë të kornizës fiskale afatmesme të përcaktuar nga strategjia fiskale për periudhën 2027 - 2031.

Sipas të dhënave të publikuara, në tremujorin e parë të këtij viti, borxhi publik në vlera absolute arriti në 10.747 miliardë euro ose 59.7% e PBB-së, me ç’rast ministrja shtoi se ai shënoi rënie prej 1.5 p.p. krahasuar me gjendjen e 30 qershorit të vitit 2024 ose kur morëm pushtetin.

- Në përgjithësi kemi qasje shumë të kujdesshme ndaj menaxhimit të borxhit publik dhe financave publike dhe jemi të përkushtuar fuqimisht për të krijuar kushte për arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të zhvillimit të rritjes ekonomike - thotë ministrja e Financave.

Më poshtë vijon intervista e plotë për MIA-n me ministren e Financave Dimitrieska-Koçoska:

Ministre, ju keni filluar takimet për ristrukturimin e arkës shtetërore për vitin 2026. Cilat zëra do të pësojnë ndryshime, respektivisht ku mund të ketë shkurtime?

- Po, që nga fillimi i kësaj jave kemi filluar takimet meshfrytëzuesit buxhetorë në lidhje me përgatitjen e ribalancit të buxhetit për vitin 2026 me qëllim të përcaktimit të prioriteteve në të cilat do të përqendrohemi deri në fund të vitit, duke marrë parasysh pasigurinë e shkaktuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe lufta në Lindjen e Mesme. Të mos harrojmë se ekonomia jonë nuk është imune ndaj zhvillimeve të jashtme dhe prandaj kemi qasje veçanërisht të kujdesshme në krijimin e politikave që do të sigurojnë stabilitet, rezistencë dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë maqedonase.

Qasja në diskutimet me ministrat bazohet në projektet e përfunduara dhe pritshmëritë realiste për zbatimin e tyre të mëtejshëm deri në fund të vitit, me qëllim që mjetet të destinohen drejt prioriteteve që janë të mundshme për t’u realizuar, të matshme dhe që kanë efekte konkrete.

Fokusi ynë vazhdon të jetë mbrojtja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ky ribalanc nuk do të shkojë përtej këtyre kornizave. Qytetarët duhet të sigurohen se buxheti është likuid, të gjitha detyrimet po servisohen, si dhe se pagat, pensionet dhe detyrimet ndaj ekonomisë po paguhen rregullisht. Në këtë kontekst, nuk do të tangohen zërat që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe që po zbatohen sipas dinamikës së planifikuar, veçanërisht investimet kapitale, si dhe masat për përkrahjen e qytetarëve që orientohen në përmirësimin e standardit të jetesës.

Aktualisht, takimet janë ende duke vazhduar dhe kur të përfundojnë, do të kemi një tablo më të qartë, por në parim, me ribalancin e buxhetit, do të mbetemi brenda kornizës fiskale afatmesme të përcaktuar nga strategjia fiskale për periudhën 2027 - 2031, e cila u miratua së fundmi nga Qeveria.

Ju deklaruat se me ribalancin, Qeveria nuk po devijon nga qëllimi i projektuar i konsolidimit fiskal. A do t’i arrijmë dhe kur do t’i përmbushim rregullat fiskale të deficitit buxhetor prej 3% dhe borxhit publik deri në 60%?

- Me strategjinë fiskale të miratuar, mbi të cilën bazohet politika fiskale që do të zbatojmë këtë vit dhe që do të reflektohet në ribalanc, qëllimet kryesore mbeten sigurimi i financave publike të qëndrueshme dhe stabile në periudhë afatmesme dhe afatgjate, zbatimi i konsolidimit fiskal gradual dhe të përgjegjshëm nëpërmjet uljes së deficitit buxhetor, si dhe ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në rrethana të paqëndrueshmërisë energjetike dhe të çmimeve. Kur them konsolidim fiskal, e bazoj atë veçanërisht në përgjegjësinë dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shfrytëzimin e mjeteve publike, dhe brenda kornizës së mundësive fiskale realiste dhe të qëndrueshme.

Në praktikë, kjo do të thotë se ne do të vazhdojmë me zbatimin me faza, pa kufizime të menjëhershme, sepse nuk duam të shkaktojmë dëme në ekonomi dhe ta ndërpresim ciklin e rritjes ekonomike prej pothuajse 3.5 % që kemi arritur në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë. Kjo do të thotë se, ne përpiqemi të arrijmë rregullin që ju potenconi edhe në pyetjen lidhur me 3% nga viti 2028 dhe më tej të shkojmë nën atë nivel, por njëkohësisht do të jemi të kujdesshëm për të krijuar kushte për rritjen ekonomike. Konsolidimi fiskal nuk është vetëm çështje mbi të cilën duhet të punojmë, por edhe proces që është në një farë mënyre më shumë se i nevojshëm duke pasur parasysh se kemi pasiguri të vazhdueshme dhe duhet të krijojmë një rezervë për goditje të mundshme në të ardhmen. Do të doja ta nënvizoja faktin se kjo është çështje e rëndësishme që nuk na shqetëson vetëm ne, por edhe shumë vende në Evropë po luftojnë me deficite të larta buxhetore, por për ne kjo është sfidë më e madhe sepse jemi edhe një vend në zhvillim. Prandaj, pprioritet në politikën fiskale mbetet konsolidimi fiskal, planifikimi dhe shpenzimi i kujdesshëm dhe i disiplinuar i mjeteve publike.

A reflektohet kjo qasje edhe në fushën e menaxhimit të borxhit publik? Cila është strategjia e Ministrisë së Financave?

- Ministria e Financave, sipas dinamikës së publikimit të gjendjes së borxhit publik, në fund të muajit prill publikoi gjendjen e borxhit publik për tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik në vlerë absolute arrin në 10.747 miliardë euro ose 59.7% e PBB-së dhe është ulur për 1.5 p.p. krahasuar me gjendjen e 30 qershorit të vitit 2024 ose kur morëm pushtetin.

Kjo, për të sqaruar, do të thotë që mjetet buxhetore kanë kontribuar në rritjen ekonomike, e cila është më e madhe se rritja absolute e borxhit. Ndërsa sa i përket huamarrjes, justifikimi i tyre shihet përmes asaj që orientohen. Të jemi më të qartë për publikun, kur bëhet fjalë për huamarrjen, kjo Qeveri ka një sfidë të madhe me servisimin e detyrimeve të vjetra, të cilat janë realizuar në të kaluarën dhe që maturojnë në këto katër vjet. Më lejoni t'ju rikujtoj se vitin e kaluar realizuam shlyerjen e euroobligacionit prej 500 milionë eurosh, këtë vit shlyerja e tij prej 700 milionë eurosh dhe gjysma e këtij euroobligacioni është servisuar tashmë, ndërsa gjysma tjetër do të servisohet gjatë muajit qershor të vitit aktual 2026. Ose e thënë më qartë, gjithsej 9 miliardë euro borxhe të vjetra bazuar në principalin dhe interesin mbi borxhin, kjo Qeveri është e detyruar t'i servisojë nga viti 2026 deri në vitin 2031.

Menaxhimi i borxhit publik, veçanërisht kur niveli ka arritur tashmë atë pikë psikologjike prej 60%, kërkon shumë kujdes në mënyrë që të ruhet stabiliteti në financat publike dhe në rrethanat kur edhe zhvillimi duhet të financohet. Ndërsa sa i përket shifrave, mund të diskutojmë në këtë drejtim që të japim tablo më të qartë rreth asaj që po bëjmë kur flasim për borxhin publik.

Në vitin 2017, borxhi publik arriti në 4.78 miliardë euro, i cili deri në tremujorin e dytë të vitit 2024 arriti në 8.87 miliardë euro, që është rritje e dyfishtë gjatë qeverisjes së Qeverisë paraprake. Ajo që dëshiroj të theksoj dhe ta përsëris është se në periudhën nga gjysma e dytë e vitit 2024 deri në tremujorin e parë të këtij viti, u siguruan 1.2 miliardë euro vetëm për servisimin euroobligacioneve dhe ky është vetëm principali, si dhe një pjesë e detyrimeve që kanë maturuar, përveç kësaj ka edhe detyrime mbi baza të tjera për zbatimin e projekteve dhe detyrime në tregun e brendshëm.

Për mua, mjetet që kemi siguruar për projekte në komuna gjatë kësaj periudhe janë të rëndësishme dhe, natyrisht, 250 milionë euro, të cilat i huazuam në ekonomi dhe të cilat tani janë të evidentuara në borxhin publik, por ato do të kthehen në buxhet. Më e rëndësishmja është se me atë projekt kemi efekte në zhvillimin ekonomik. Më lejoni të theksoj se kemi një qasje shumë të kujdesshme ndaj menaxhimit të borxhit publik dhe financave publike në përgjithësi dhe jemi fuqimisht të përkushtuar për krijimin e kushteve për arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu