EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski prezantoi politikat ekonomike dhe mundësitë e investimit në vend para delegacionit të fondacionit turk “Marmara”

Jankullovski prezantoi politikat ekonomike dhe mundësitë e investimit në vend para delegacionit të fondacionit turk “Marmara”

4 mars 2026, Shkup - Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski zhvilloi një takim me presidentin e fondacionit “Marmara” nga Republika e Turqisë, Akan Suver, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, zëvendësministri falënderoi mysafirët për interesin e tyre dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendin tonë. Ai prezantoi mundësitë e investimit në vend, si dhe përfitimet dhe mbështetjen që Qeveria u ofron investitorëve potencialë të huaj.

Presidenti i fondacionit, Suver, përshëndeti drejtimin ekonomik të Qeverisë dhe theksoi se ajo  paraqet nxitje të fortë për investitorët e interesuar të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë.

Në kuadër të takimit, presidenti i fondacionit “Marmara” ftoi zëvendësministrin Jankullovski që të  marrë pjesë në Samitin Ekonomik Euroaziatik të këtij viti, i cili mbahet në Stamboll prej tri dekadash.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu