9 mars 2026, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Bursën e Maqedonisë, së bashku me drejtorin ekzekutiv Ivan Shteriev, duke i rënë kambanës shënuan nismën globale "T'i biem kambanës për barazi gjinore 2026” (Ring the bell for Gender Equality).
“Sot, në Bursën e Maqedonisë, iu bashkova shënimit të nismës globale “T’i biem kambanës për barazi gjinore 2026” (Ring the bell for Gender Equality), kushtuar përkrahjes së barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes më të madhe të grave në biznes dhe në pozita udhëheqëse.
Kjo nismë është mesazh për të gjithë ata që kanë ide, pavarësisht gjinisë, që të punojnë për realizimin e saj.
Mjetet financiare nuk njohin gjini, por njohin ide, inovacion dhe kreativitet, ndërsa Bursa është vetëm një alternativë e shkëlqyer për realizim. Dua t'i inkurajoj njerëzit të punojnë për idetë e tyre, dhe veçanërisht gratë të tregojnë guximin e tyre, siç e tregojnë në të gjitha proceset e tjera shoqërore, kjo është energjia e vërtetë që lëviz botën përpara. Statistikat tregojnë se shumica e të punësuarve në sektorin financiar janë gra, kjo është edhe një dëshmi tjetër se gratë janë ato që kontribuojnë seriozisht në sektorin financiar në mënyrë inteligjente, të përkushtuar dhe me vullnet të madh”, theksoi Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, drejtori kryesor ekzekutiv i Bursës, Ivan Shteriev, deklaroi: “Motoja e këtij viti e kësaj nisme globale është një mesazh i fuqishëm që duhet të na kujtojë të gjithëve se progresi i vërtetë drejt barazisë gjinore nënkupton jo vetëm përkrahje deklarative, por edhe hapa konkretë për sigurimin e mundësive të barabarta dhe përfaqësimit të drejtë të grave në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë edhe sektorin korporativ.
Si institucion që lidh komunitetin e biznesit me publikun e gjerë dhe me investitorët, Bursa e Maqedonisë për një periudhë më të gjatë kohore është aktive në promovimin e standardeve bashkëkohore të menaxhimit korporativ, transparencës dhe përfshirjes. Pikërisht për këtë arsye jemi rregullisht pjesë e kësaj nisme progresive globale, me bindjen e fuqishme se përfshirja më e madhe e grave në strukturat drejtuese të kompanive është parakusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik më të qëndrueshëm dhe për një ekosistem afarist më dinamik.”
Kjo është fushata e 12-të e nismës globale “T’i biem këmbanës për barazinë gjinore”, që është partneritet mes Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Federatës Botërore të Bursave (WFE), Nismës së Bursave të Qëndrueshme (SSE), ku Bursa e Maqedonisë është pjesëmarrëse, Marrëveshjesa globale të OKB-së, UN Women и Women in ETFs, për promovimin e barazisë gjinore në tregjet kapitale. Motoja për vitin 2026 është “Të drejtat, Drejtësi. Aksion për të GJITHA gratë dhe vajzat), e cila bën thirrje për veprime të përshpejtuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për heqjen e barrierave strukturore ndaj barazisë gjinore. Nisma e cila mori përkrahje nga më shumë se 110 bursa të tjera ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të barazisë gjnore në sektorin privat, çështjet që lidhen me ekonominë, financat dhe zhvillimin e qëndrueshëm.