EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Masa për uljen e TVSH-së nuk është vonuar, situata po monitorohet në bazë ditore, do të ndërmerren masa të targetuara në varësi të zhvillimit të situatës

Jankullovski: Masa për uljen e TVSH-së nuk është vonuar, situata po monitorohet në bazë ditore, do të ndërmerren masa të targetuara në varësi të zhvillimit të situatës

24 mars 2026, Shkup – Masa për uljen e TVSH-së nga 18% në 10% për derivatet e naftës nuk është vonuar dhe në këtë mënyrë po mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve. Kjo u vlerësua nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, i ftuar në TV 24.

“Masa për uljen e TVSH-së nga 18% në 10% në asnjë rast nuk është vonuar. Zhvillimet po monitorohen dhe fakti është se asnjë nuk e di, madje as nga komuniteti akademik, se kur do të përfundojë konflikti. Në Ministrinë e Financave kemi përpiluar disa skenarë së bashku me komisionin ndërresorial, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës. Këto skenarë po shqyrtohen dhe mbeten disa masa të targetuara që mund të zbatohen në rast të një eskalimi të mundshëm të ngjarjeve në Lindjen e Mesme”, theksoi zëvendësministri.

Ai shtoi se kjo masë është aktivizuar në këtë moment, por se po shqyrtohen edhe masa tjera të targetuara.

“Është shumë herët që të paragjykojmë, por qëllimi është që të ruhet standardi i jetesës së qytetarëve. Kemi një listë se cilat çmime janë rritur dhe në çfarë mase. Inspektorati i Tregut është në terren dhe po kontrollon nëse inputet e diktojnë atë çmim të shitjes ose a ka ndonjë keqpërdorim. Po presim rezultatet. Nëse ka palogjikshmëri në këtë, sigurisht që do të shqiptohen gjoba të caktuara”, tha Jankullovski dhe theksoi se situata do të monitorohet në bazë ditore dhe në varësi të raporteve, do të vendoset nëse do të vazhdohet dhe cilat masa të targetuara do të ndërmerren për ruajtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Ai theksoi se nuk ka problem me mungesën e karburanteve dhe se nuk do të ketë edhe gjatë 60 ditëve të ardhshme.

Jankullovski potencoi se Qeveria që nga fillimi ishte në komunikim si me sektorin e biznesit, ashtu edhe me kompanitë energjetike, prodhuesit e ushqimit dhe distributorët dhe se kjo nuk është  zgjidhje ad-hoc si në vitin 2021 dhe 2022, kur inflacioni vjetor ishte 14%.

“Qeveria aktuale që nga momenti i parë i ardhjes ishte maksimalisht e përkushtuar ndaj konsolidimit fiskal dhe uljes së inflacionit. Muajin dhjetor e përmbyllëm me 4.1%, janarin me 3.2% dhe shkurtin me 2.9%. Kjo Qeveri është e vetëdijshme se çfarë është ndërmarrë për të ulur deficitin buxhetor, i cili është parametri kryesor për konsolidimin fiskal, nga 4.4% në vitin 2024, në 4% në vitin 2025 dhe nëse ngjarjet nuk eskalojnë, shpresojmë që vitin 2026 ta përfundojmë me 3.5%. Masat që po ndërmarrim dhe që do t’i ndërmarrim në të ardhmen për mbrojtjen e standardit të jetesës, përmes këtyre parametrave për konsolidimin fiskal dhe stabilitetin financiar, si dhe me rritjen e të ardhurave, do të na mundësojë ta arrijmë atë që kemi parashikuar me Strategjinë e rishikuar fiskale“, theksoi Jankullovski.

Gjatë intervistës ai theksoi se buxheti është likuid dhe se Qeveria është seriozisht e përkushtuar nëse ka ngjarje ekstreme që do të reflektohen. Qeveria do t’i përcjellë në mënyrë reale, me përgjegjësi dhe ndershmëri argumentet nëse ka korrigjim të projeksioneve të planifikuara për vitin 2026.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu