12 mars 2026, Shkup - Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë partnerë me UNDP-në në zbatimin e Programit BIOFIN, i cili ka për qëllim hartimin e planit nacional për financimin e biodiversitetit. Sot, në kuadër të programit u mbajt takimi i parë i Bordit Projektues, i cili do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e implementimit të aktiviteteve dhe miratimin e vendimeve që lidhen me programin në fjalë.
Programi financohet me mjete grant nga UNDP-ja dhe zbaton “qasje inovative, graduale dhe të përshtatshme” që ndihmon vendet në këtë proces (deri më tani, janë përfshirë 91 vende, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut), kurse plani përfshin analizë sistemike të ekonomisë së një vendi, që përfshin hartëzimin e mekanizmave ekzistues të financimit, subvencionet dhe nevojat financiare nacionale të vendit për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.

Gjatë takimit fjalën e mori zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski, i cili shprehu kënaqësinë që Ministria e Financave është partnere në këtë projekt të rëndësishëm, përmes të cilit kontribuohet në përpjekjet që përforcojnë mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovojnë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve tona natyrore.
“UNDP-ja i ofron Maqedonisë përkrahje të rëndësishme dhe afatgjate. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm, ekspertizën dhe përkushtimin e UNDP-së në përkrhajen e përpjekjeve tona për avancimin e reformave, përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ky bashkëpunim është shtyllë e rëndësishme në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i destinuar sfidat kryesore për zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme më të qëndrueshme dhe prosperuese për qytetarët tanë. Avancimi i financimit për mbrojtjen e biodiversitetit është thelbësor për arritjen e objektivave globale për biodiversitetin, mbrojtjen e ekosistemeve dhe përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Nikollçe Jankullovski, duke shtuar se Ministria e Financave mbetet e përkushtuar për përforcimin e mëtejshëm të partneritetit me UNDP-në.
Sipas tij, partneriteti me UNDP-në është shembull se si bashkëpunimi internacional mund të bëjë diferencën. Para së gjithash, ai theksoi se me punën e përbashkët mund të kombinohet ekspertiza lokale me njohuritë globale, duke siguruar që përpjekjet tona të jenë strategjike, të bazuara në dëshmi dhe me efekte të rëndësishme.
Konkretisht, ekipi projektues ndërkohë po punon në analiza dhe në përgatitjen e disa dokumenteve, me qëllim të përfitimit të bazës për përgatitjen e produktit final, Planit financiar të biodiversitetit, i cili duhe të ofrojë rekomandime për rritjen e mejteve financiare në dispozicion, të përmirësojë efikasitetin e shpenzimeve të përhershme, si dhe propozimin për reduktimin e nevojave deri në nivelin për të cilat qëllimet nacionale për biodiversitetin mund të arrihen. Programi mundëson zbatimin aktiv të përvojave mes vendeve dhe përfshin platformën e shkëmbimit të njohurive, si dhe sigurimin e përkrahjes teknike për ekipet nacionale.