EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Po realizohet mbikëqyrjе ndaj punës së shoqërive financiare – konstatohen praktika mashtruese tregtare

MF: Po realizohet mbikëqyrjе ndaj punës së shoqërive financiare – konstatohen praktika mashtruese tregtare

11 mars 2026, Shkup - Ministria e Financave, gjatë realizimit të mbikëqyrjes ndaj punës së shoqërive financiare, konstatoi disa praktika mashtruese tregtare që lidhen, ndër të tjera, me reklamimin e shërbimeve financiare dhe veprime të tjera nga shoqëritë financiare, në kundërshtim me Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Gjatë mbikëqyrjes, u konstatuan reklama me 0% interes, ndërsa në marrëveshjen e kredisë ishin parashikuar kosto të tjera shtesë. Gjithashtu, u konstatuan parregullsi që lidhen me reklamimin e shërbimeve financiare nën brendet, pa theksuar shoqërinë financiare që ofron shërbime konkrete, po ashtu edhe përdorimin e faqeve të shumta të internetit nga e njëjta shoqëri financiare, si dhe përdorimin e emrit të shoqërisë në ambientet afariste të ndryshëm nga emri i theksuar në lejen e punës së shoqërisë financiare.

Ministria e Financave ua ka bërë me dije të gjitha shoqërive tregtare, te të cilët janë konstatuar parregullsi, që t’i menjanojnë të gjitha reklamat dhe mbishkrimet në hapësirat e tyre afariste që mund t’i çojnë qytetarët në konfuzion. Në të kundërtën, Ministria e Financave do të ndërmarrë masat e disponueshme me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve si shfrytëzues të shërbimeve financiare.

Përkatësisht, në drejtim të harmonizimit me dispozitat ligjore, shoqëritë financiare janë të detyruara ta shrytëzojnë ekskluzivisht emërtimin në përputhje me lejen e punës së lëshuar nga Ministria e Financave, si dhe të shfrytëzimin e  një  faqe elektronike, e cila tregon qartë se për cilën shoqëri financiare bëhet fjalë. Sipas Ligjit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, një praktikë e caktuar tregtare konsiderohet mashtrim nëse në përmbajtjen e saj mungojnë informacionet thelbësore që i nevojiten konsumatorit për të marrë vendim të drejtë.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu