EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Me Strategjinë fiskale parashihet ulje graduale e deficitit buxhetor

Jankullovski: Me Strategjinë fiskale parashihet ulje graduale e deficitit buxhetor

Sot, në Kuvendin e RMV-së u shqyrtua Strategjia fiskale për periudhën 2026-2030, e cila përfshin udhëzimet afatmesme dhe qëllimet e politikës fiskale, projeksionet makroekonomike bazë, vlerat e kategorive kryesore, të ardhurat dhe shpenzimet e projektuara, si dhe projeksionet për deficitin buxhetor dhe borxhin.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski në arsyetimin lidhur me Strategjinë fiskale i potencoi elementet kryesore të politikës fiskale në periudhën e ardhshme afatmesme të cilat janë konsolidimi fiskal duke ndërmarrë masa me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë fiskale në periudhë afatmesme, disiplina në menaxhimin e mjeteve publike përmes disiplinës fiskale, ulja e ekonomisë gri dhe arkëtimi më i madh i mjeteve në buxhetin e shtetit dhe komunave, përkrahja e ekonomisë duke investuar në projekte infrastrukturore, me ç’rast do të krijohen kushte për rritjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, riprojektimi i strukturës së financave publike dhe ruajtja e nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale për rritjen e planifikuar ekonomike, si dhe përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies.

“Në periudhën 2026 - 2030, politika tatimore do të orientohet në sigurimin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar njëkohësisht siguri juridike për obliguesit tatimorë si dhe në arkëtimin e rregullt të të ardhurave publike. Ana e shpenzimeve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përputhje me prioritetet strategjike të vendit, të cilat përfshijnë stimulimin e rritjes ekonomike, financa publike të qëndrueshme, infrastrukturë publike të përmirësuar dhe standard më të mirë jetese për qytetarët. Ndërsa politika e menaxhimit të borxhit publik do të synojë sigurimin e mjeteve të nevojshme për financimin e deficitit buxhetor, për shlyerjen e borxheve që tani po maturojnë dhe janë rezultat i huamarrjes nga vitet paraprake, si dhe për financimin e projekteve, duke mos shkaktuar rritje të pajustifikuar të borxhit deri në atë nivel që mund ta rrezikojnë stabilitetin e ekonomisë dhe rritjen ekonomike të vendit”, deklaroi zëvendësministri.

Siç tha ai, në periudhën afatmesme me politikën fiskale parashikohet konsolidimi fiskal me etapa, me anë të së cilës deficiti buxhetor zvogëlohet si përqindje e PBB-së nga 4.0% në vitin 2025, në 3.5% në vitin 2026, 3% në vitin 2027, 3% në vitin 2028, 2.8% në vitin 2029 dhe 2.8% në vitin 2030.

Zëvendësministri potencoi se nga viti 2027 në përputhje me projeksionet fiskale është paraparë arritja e rregullit fiskal në lidhje me deficitin buxhetor, ndërsa devijimi i paraparë prej 0.5% i PBB-së, para së gjithash vjen si rezultat i projekteve infrastrukturore të parashikuara, duke përfshirë ato të fushës së infrastrukturës rrugore, projektet infrastrukturore lokale, si dhe investimet në fushën e mbrojtjes.

 
Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu