EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Më shumë para për institucionet që kanë realizim më të mirë të projekteve kapitale

Dimitrieska-Koçoska: Më shumë para për institucionet që kanë realizim më të mirë të projekteve kapitale

Ribalanci i Buxhetit është hartuar me fokus të qartë në ruajtjen e disiplinës fiskale, përkrahjen e projekteve prioritare dhe rishpërndarjen efikase të mjeteve buxhetore, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistën për Televizionin Sitel.

 

“Pjesa më e madhe e shkurtimeve janë bërë në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kemi siguruar 800 milionë denarë mjete shtesë për paga, pjesa më e madhe e të cilave është për Ministrinë e Punëve të Brendshme, respektivisht 600 milionë denarë nga llogaria e buxhetit dhe 400 milionë denarë nga mjetet vetanake në buxhetin e tyre. Kjo mundëson rritjen e pagave në Ministrinë e Punëve të Brendshme për 10%, ku vlera e përgjithshme arrin rreth 1 miliard denarë”, potencoi ministrja dhe shtoi se në fushën e sigurimeve sociale, janë siguruar 2.5 miliardë denarë mjete shtesë për pagesën e pensioneve.

 

Ministrja potencoi se ka rritje të mjeteve në Ministrinë e Mbrojtjes, si institucion me nivelin më të lartë të realizimit të shpenzimeve kapitale, me ç’rast janë ndarë mjete shtesë prej 1 miliard denarësh.

 

“Kemi edhe rritje të buxhetit për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ku janë siguruar edhe 300 milionë denarë për organizatat joqeveritare për shërbimet lidhur me personat e moshuar dhe personat që kanë nevojë për përkujdesje. Në mënyrë shtesë, janë siguruar mjetet e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare përmes buxhetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, shtoi ministrja.

 

Ajo informoi se me Ribalancin e Buxhetit janë rritur mjetet për investimet kapitale edhe përkundër realizimit të dobët të disa institucioneve që nga fillimi i vitit.

 

Ashtu siç sqaroi ministrja, në bisedimet me ministritë kompetente është insistuar për të dhëna konkrete sa i përket marrëveshjeve të lidhura, dinamikën e realizimit dhe afatet kohore. Mjete shtesë janë ndarë vetëm aty ku nuk ka pasur bazë reale dhe shkallë të lartë të realizimit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu