EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Konferencë për mikrofinancat – Akte të reja nënligjore dhe mbikëqyrje e përforcuar mbi punën e shoqërive financiare, në vitin 2024 nuk ka pasur ankesa nga qytetarët për keqpërdorimin e të dhënave personale

Konferencë për mikrofinancat – Akte të reja nënligjore dhe mbikëqyrje e përforcuar mbi punën e shoqërive financiare, në vitin 2024 nuk ka pasur ankesa nga qytetarët për keqpërdorimin e të dhënave personale

1 nëntor 2024, Shkup – Ministria e Financave miratoi Rregulloren e re për mënyrën e menaxhimit të riskut kreditor të shoqërive financiare, ku u përmirësua mënyra e identifikimit të klientëve gjatë aprovimit të kredisë dhe të dhënat tregojnë se në Ministrinë e Financave në vitin 2024, nuk ka arritur asnjë ankesë nga qytetarët për keqpërdorimin e të dhënave personale.

 

Kjo u theksua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave që morën pjesë në Konferencën Rajonale “Microbalkans 2024”, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës më 31 tetor dhe 1 nëntor 2024.

 

Siç u theksua, Ministria e Financave do të vazhdojë të kryejë kontrolle të përforcuara mbi punën e shoqërive financiare ku do të identifikohen risqet potenciale në përputhje me kriteret e përcaktuara në Rregulloren e re të mbikëqyrjes, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të qytetarëve që i shfrytëzojnë shërbimet e këtyre institucioneve financiare.

 

Në këtë konferencë mori pjesë delegacioni nga vendi, i përbërë nga përfaqësues të Grupit të Shoqërive Financiare Jobankare në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, si dhe Bankës Popullore. Konferenca u organizua nga Asociacioni i Organizatave Mikrokreditore të Bosnjë dhe Hercegovinës me përkrahjen e BE-së. Qëllimi është që të inkurajohet zhvillimi i sektorit mikrofinanciar në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet bashkëpunimit të përforcuar dhe inovacionit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu