EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

MF: U pagua transhеја е re prej 19.4 milionë eurosh për përkrahjen e kompanive vendore

2 tetor 2025, Shkup – Mbi 1 miliard denarë është vlera e transhesë së re e cila është paguar përmes Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore, mjete që Qeveria i siguroi me kushte të favorshme nga huaja hungareze.

Nga Buxheti qendror në Bankën Zhvillimore  janë paguar 1.2 miliardë denarë, respektivisht 19.4 milionë euro, mjete me të cilët do të realizohen projektet investuese nga kompanitë vendore, të cilat më parë janë miratuar nga bankat afariste.
Duke përfshirë këtë transhe, përkrahja e përgjithshme e cila është  transferuar nga Buxheti Qendror në ekonominë vendore, përmes kësaj mase qeveritare, është 190.5 milionë euro.
Në Buxhetin e vitit 2025  janë projektuar gjithsej 250 milionë euro të cilat janë destinuar për përkrahjen e  projekteve investuese nga kompanitë vendore, të cilat duhet të iniciojnë një cikël investimesh në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurosh. Mjetet për këtë qëllim i siguroi Qeveria me kushte të favorshme përmes Bankës Hungareze Eksport-Import.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu