EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministrja e Financave u drejtohet profesionistëve të rinj të sektorit publik nga Ballkani Perëndimor - Roli juaj është çelësi për institucione moderne dhe zhvillim më të fuqishëm

Ministrja e Financave u drejtohet profesionistëve të rinj të sektorit publik nga Ballkani Perëndimor - Roli juaj është çelësi për institucione moderne dhe zhvillim më të fuqishëm

2 tetor 2025, Shkup – Sot, profesionistët e rinj të sektorit publik nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrës në vizitën studimore të organizuar në kuadër të projektit WeLead, vizituan Ministrinë e Financave, ku patën mundësinë të takohen me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe të informohen rreth punës së institucionit dhe rolin e tij në udhëheqjen e politikave ekonomike dhe menaxhimin e financave publike.

Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se të rinjtë janë bartës të ardhshëm të ndryshimit në sektorin publik dhe se roli i tyre është çelësi për ndërtimin e institucioneve më efikase, më transparente dhe më moderne.

"Ju jeni bartësit e ideve të reja, energjisë dhe vizionit. Roli juaj në ndërtimin e institucioneve më efikase dhe më transparente është thelbësor për të ardhmen e të gjitha vendeve tona", theksoi ministrja.

Lidhur  me dimensionin rajonal, ajo theksoi se Maqedonia është anëtare aktive dhe kryesuese e  Bordit Drejtues të CEF-it – Qendra e Ekselencës në Financa, përmes së cilës zbatohet programi WeLead, duke potencuar  se “progresi nacional dhe bashkëpunimi rajonal shkojnë dorë për dore”.

Në fund, ministrja  inkurajoi pjesëmarrësit e rinj që të jenë të guximshëm në promovimin e ideve të reja, të nxisin llogaridhënien dhe transparencën, si dhe ta shfrytëzojnë  vizitën për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar partneritete të reja.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu