EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Është realizuar kthimi i tatimit të  solidaritetit  në vlerë prej 1.219 miliardë denarëve për 119 kompani

MF: Është realizuar kthimi i tatimit të  solidaritetit  në vlerë prej 1.219 miliardë denarëve për 119 kompani

2 prill 2026, Shkup – Deri më tani, afërsisht 20 milionë euro u janë kthyer 119 kompanive të cilat gjatë vitit 2023 kanë paguar mjete në buxhet në përputhje me Ligjin e Tatimit të Solidaritetit.

Ministria e Financave, në përputhje me modelin e përcaktuar, që nga java e kaluar ka filluar me pagesën e pjesës së parë të mjeteve të paguara në buxhet dhe deri më tani janë kthyer gjithsej 1.219 miliardë denarë.

Kompanitë gjatë vitit 2023 kanë paguar në buxhet 3 miliardë denarë në përputhje me zgjidhjen ligjore të miratuar në Kuvend. Pas shfuqizimit të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese, shteti kishte obligim t’i kthejë mjetet. Në kuadër të procedurës transparente, së bashku me kompanitë u përcaktua një model për kthimin e mjeteve në dy pjesë, me realizim në muajin  mars 2026 dhe muajin mars 2027.

Kthimi i mjeteve realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga kompanitë pranë Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe në bazë të Rregullores së miratuar për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për kthimin e tatimit të paguar më tepër ose gabimisht.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu