EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

3 prill 2026, Shkup - Në tre muajt e parë të vitit 2026, Buxheti shënoi realizim të qëndrueshëm dhe rritje në anën e të ardhurave, duke treguar përmirësim të arkëtimit.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet arritën në 81.2 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme tatimore u rritën për 4.7%, me ç’rast rritje më e lartë u regjistruar te tatimi mbi fitimin prej 23.6% dhe tatimi mbi të ardhurat personale prej 12.3%.

Këthimi i TVSH-së u rrit për 17.3%, ose ndryshe u kthyen 12 miliardë denarë mjete ndaj ekonomisë.  Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga detyrimet e importit janë më të larta për 9.1%.

Të ardhurat jotatimore gjithashtu u rritën për 16.4% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme janë 106.3 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 18.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Veçanërisht e rëndësishme është rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat në tremujorin e parë arritën në 8.3 miliardë denarë, ku rezulton rritje prej 196.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar dinamikë të përforcuar të realizimit të investimeve kapitale.

Ministria e Financave do të vazhdojë të punojë në menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike, mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe realizimin e projekteve prioritare zhvillimore.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu