EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Janë plasuar mbi 224 milionë euro për përkrahjen e investimeve ndaj kompanive, u pagua transheja e re nga buxheti ndaj Bankës Zhvillimore

MF: Janë plasuar mbi 224 milionë euro për përkrahjen e investimeve ndaj kompanive, u pagua transheja e re nga buxheti ndaj Bankës Zhvillimore

09 janar 2026, Shkup – Ministria e Financave realizoi pagesën e transhesë së re nga buxheti në vlerë prej 424.9 milionë denarëve ose 6.9 milionë eurove ndaj Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore.
Me pagesën e kësaj transheje, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore arrin në 13.8 miliardë denarë ose 224.3 milionë euro nga mjetet e përgjithshme prej 250 milionë eurove të planifikuara 
për përkrahjen e kompanive vendore. Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahja përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs 3 vjet.
Buxheti i përgjithshëm për përkrahjen e kompanive vendore të parapara me buxhetin është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro. 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu