EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Besim i fuqishëm nga investitorët ndërkombëtarë – emetim i suksesshëm i euroobligacionit të 10-të

MF: Besim i fuqishëm nga investitorët ndërkombëtarë – emetim i suksesshëm i euroobligacionit të 10-të

13 janar 2026, Shkup – Ministria e Financave realizoi me sukses ankandin për emetimin e euroobligacionit të 10-të.

Ministria vendosi ta emetojë euroobligacionin në fjalë, me dy transhe prej nga 500 milionë euro secila, respektivisht me afat maturimi 4 vjet dhe 8 vjet.

Fakti që ministria arriti të plasojë fletobligacionin tetëvjeçar dëshmon më tej për besimin në planet reformuese të Ministrisë së Financave dhe të Qeverisë, duke pasur parasysh se hera e fundit që u arrit një maturim i tillë ka qenë më shumë se njëzet vjet më parë.

Vetëm një orë pas publikimit të normave fillestare të interesit, kërkesa nga investitorët arriti vlerën mbresëlënëse prej dy miliardë eurosh, me bazë të diversifikuar investitorësh nga e gjithë bota, përfshirë investitorë institucionalë eminentë nga Gjermania, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Para hapjes së tregut amerikan, libri i investitorëve arriti deri në tre miliardë euro, ndërsa pas hapjes së tij, oferta maksimale tejkaloi katër miliardë euro, që paraqet tregues të jashtëzakonshëm të besimit të fuqishëm në politikat ekonomike dhe stabilitetin e vendit.

Më shumë se 150 investitorë globalë shprehën interes për ta përkrahur shtetin në këtë projekt, që është dëshmi plotësuese me karakter sasior në favor të strategjisë fiskale të Ministrisë së Financave.

Në rastin e të dy transheve, norma e interesit është më e afërta me vlerën referente të euriborit, duke i krahasuar të gjitha emetimet e fletobligacioneve gjatë njëzet viteve të fundit.

Normat e interesit për dy transhetë janë: 3.875% për transhenë me afat maturimi 4 vjet dhe 4.750% për transhenë me afat maturimi 8 vjet.

Me përcaktimin e momentit strategjik të emetimit, si dhe strukturën e borxhit, u arrit ulje e ndjeshme e rendimenteve - konkurruese me vendet me vlerësim kreditor të investimeve (rreth 0.5% krahasuar me mesataren prej 0.25%). Kjo, në mënyrë shtesë konfirmohet me faktin e kërkesës së lartë nga investitorët më eminentë ndërkombëtarë.

 

Dalja në tregun ndërkombëtar ka karakter strategjik, duke marrë parasysh turbulencat e mundshme në fushën gjeopolitike dhe pasigurinë makroekonomike në nivel global.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe stabilitetit, me qëllim sigurimin e kushteve më të favorshme për financim dhe përforcimin e pozicionit të vendit në tregjet financiare ndërkombëtare.

Në drejtim të menaxhimit të përgjegjshëm dhe strategjik të financave publike, Ministria e Financave në tremujorin e fundit të vitit 2025 punoi intensivisht në analizën e kushteve të tregut me qëllim të përcaktimit të momentit më të përshtatshëm për dalje strategjike në tregun ndërkombëtar të kapitalit, në fillim të vitit 2026.

Si pjesë e këtyre aktiviteteve, ekipi i Ministrisë së Financave në muajin nëntor realizoi vizitë në Londër, të organizuar nga bankat kryesore investuese, ku prezantoi vendin para mbi 40 investitorëve.

Në periudhën nga 11 deri më 12 janar të vitit 2026, ministria zhvilloi takime me mbi 60 investitorë globalë, përfshirë fondet më të mëdha pensionale dhe kompanitë e sigurimeve nga SHBA-ja, si dhe fondet investuese nga i gjithë Bashkimi Evropian. Bank of America kishte rol udhëheqës në koordinimin e procesit të emetimit të fletobligacionit.

Me këtë euroobligacion të planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, do të realizohet pagesa e euroobligacionit të emetuar në vitin 2020, në vlerë prej 700 milionë eurove, si dhe do të sigurohen mjete për deficitin buxhetor, që destinohet për realizimin e projekteve zhvillimore.

Emetimi i euroobligacionit është në përputhje me përpjekjet e Ministrisë së Financave për ta menaxhuar në mënyrë të adekuate borxhin publik dhe për ta ruajtur stabilitetin e financave publike në periudhë afatmesme dhe afatgjate. 

Shteti ynë u bë vendi i parë në rajon dhe jashtë Bashkimit Evropian që doli në tregun ndërkombëtar të kapitalit, gjë që dëshmon besimin në përpjekjet e Ministrisë së Financave, veçanërisht duke pasur parasysh vlerën e huamarrjes.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu