EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Llogaria përfundimtare për vitin 2025 konfirmon financa publike stabile, servisim të rregullt të detyrimeve dhe realizim të investimeve zhvillimore

Ministria e financave Ministria e financave

1 gusht 2026, Shkup – Financat publike janë realizuar në përputhje me objektivat fiskale të planifikuara, me servisim të rregullt dhe në kohë të të gjitha detyrimeve ligjore ndaj qytetarëve dhe biznesit, si dhe me realizimin e investimeve kapitale të rëndësishme që do të sjellin rritje ekonomike dhe përmirësim të infrastrukturës, tregon llogaria përfundimtare e Buxhetit të RMV-së për vitin 2025, e cila u miratua në Kuvend.

Duke shpalosur llogarinë përfundimtare para deputetëve të Kuvendit, zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski theskoi se gjatë vitit 2025 politika fiskale u zbatua me përgjigjshmëri dhe me disiplinë, me ç’rast janë siguruar mjete për funksionimin të pa ndërprerë të institucioneve, pagesën e rregullt të pagave, pensioneve, të drejtave sociale dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe për realizimin e projekteve zhvillimore.

Në vitin 2025 u arrit rritje reale e prodhimit bruto-vendor prej 3.5%, ku sektorët që e paraprinin ishin ata të ndërtimit dhe të shërbimeve.  Sektori i ndërtimit shënoi rritje dyshifrore prej 13.7%, para së gjithash si rezultat i investimeve të rëndësishme në infrastrukturë.

Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet u realizuan në vlerë prej 335.7 miliardë denarë, gjë që paraqet rritje prej 9.9%, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa, të hyrat tatimore dhe kontributet sociale arritën realizim prej 96.2% të vlerës së palanifikuar. Shpenzimet e përgjithshme janë 337.5 miliardë denarë, ku sipas të gjitha detyrimeve ligjore të shtetit janë plotësuar në kohë dhe pa vonesë.

Gjatë vitit janë paguar rregullisht dhe me kohë pensionet, kompensimet sociale, mjetet për mbrojtjen shëndetësore, dotacionet për komunat, subvencionet për bujqit, si dhe të gjitha detyrimet e tjera të shtetit.

Shpenzimet kapitale arritën në 28.5 miliardë denarë dhe u destinuan drejt realizimit të projekteve infrastrukturore, kryesisht në infrastrukturën rrugore, me investime të konsiderueshme në ndërtimin e segmenteve të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d.

Deficiti buxhetor në vitin 2025 arriti në 41.8 miliardë denarë, ose 4% të PBB-së, duke mbetur brenda nivelit të planifikuar dhe është rezulatat i politikave për menaxhim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të financave publike dhe të borxhit publik.

“Financat publike gjatë vitit 2025, në kushte të sfidave të shumta, siguruan pagesën me kohë të të drejtave të fituara me ligj dhe realizimin e prioriteteve strategjike, pa e cenuar qëndrueshmërinë fiskale të vendit, duke garantuar njëkohësisht realizimin e shpenzimeve efikase publike”, theksoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulloski.

Ai potencoi se llogaria përfundimtare paraqet konfirmim të planifikimit real dhe zbatim të përgjegjshëm të Buxhetit, me ç’rast ku në kushtet e sfidave globale ekonomike janë ruajtur stabiliteti makroekonomik dhe qëndrueshmëria fiskale, njëkohësisht kanë vazhduar investimet në infrastrukturë dhe në projektet zhvillimore, të cilat kanë efekt pozitiv afatgjatë mbi ekonominë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu