EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Të ardhurat burimore nga tatimet në Buxhet po realizohen në përputhje me planin, shpenzimet servisohen rregullisht

MF: Të ardhurat burimore nga tatimet në Buxhet po realizohen në përputhje me planin, shpenzimet servisohen rregullisht

5 gusht 2026, Shkup – Të ardhurat në Buxhet që nga fillimi i vitit po arkëtohen në përputhje me planin dhe me rritje, krahasuar me vitin paraprak. Njëkohësisht edhe në anën e shpenzimeve detyrimet po paguhen në përputhje me planin. Të dhënat mbi realizimin e Buxhetit 2026 deri më datë 31 korrik tregojnë se të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në vlerë prej 204.553 miliardë denarëve, që është 53.9% e vlerës së planifikuar dhe shënon rritje prej 9.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimet, si të ardhura burimore, janë realizuar në vlerë prej 117.963 miliardë denarëve ose 55.33% e planit dhe ka shënuar rritje prej 10% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Te të ardhurat tatimore, realizim më i lartë në përputhje me planin prej 62.8%, është evidentuar te tatimi mbi fitimin, nga i cili në Buxhet janë arkëtuar 16.687 miliardë denarë, që paraqet  rritje prej 20.6% krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit 2025. Realizim prej 56.78% e planit është arritur edhe te TVSH-ja, me të ardhura në vlerë prej 53.026 miliardë denarësh, ose 13.4% më shumë krahasuar me periudhën 01.01–31.07.2025. Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 20.925 miliardë denarë, që është 53.93% e planit dhe shënoi  rritje prej 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga detyrimet e importit janë realizuar në vlerë prej 9.361 miliardë denarësh, që paraqet 56.4% të planit dhe shënojnë rritje prej 10.3%. Njëkohësisht, është kryer edhe kthimi i TVSH-së për kompanitë në vlerë prej 23.333 miliardë denarësh, që është 3.5% më i lartë se kthimi i realizuar në periudhën janar-korrik të vitit 2025.

Këto të dhëna për realizimin e të ardhurave burimore tregojnë se ekonomia vazhdon të ruajë trendin e stabilitetit dhe rritjes së ekonomisë, me ç’rast e konfirmojnë edhe të dhënat më të fundit për prodhimin industrial, sipas të cilave në muajin qershor është regjistruar  rritje prej 6.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në anën e shpenzimeve, realizim të konsiderueshëm kanë shënuar shpenzimet kapitale, të cilat arritën në 21.288 miliardë denarë, duke regjistruar rritje prej 39.6% krahasuar me realizimin e shpenzimeve kapitale në shtatë muajt e parë të vitit 2025. Gjithashtu, për mbështetjen e projekteve në kompanitë vendore, janë transferuar 717 milionë denarë në Bankën  Zhvillimore.

Gjithashtu, është realizuar pagesa e 49.351 miliardë denarëve për detyrimet që rrjedhin nga borxhet e vjetra në tregun e jashtëmsi dhe 11.665 miliardë denarë për pagesën e detyrimeve ndaj kreditorëve vendas. Gjatë kësaj periudhe janë paguar edhe obligacione për denacionalizimin në vlerë prej 308 milionë denarësh.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu