EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U mbajt mbledhja e Komitetit të Stabilitet Financiar: Stabiliteti financiar është ruajtur

U mbajt mbledhja e Komitetit të Stabilitet Financiar: Stabiliteti financiar është ruajtur

22 dhjetor 2025, Shkup – Stabiliteti financiar është ruajtur, ndërsa sistemi financiar edhe më tej vazhdon të tregojë qëndrueshmëri të mire dhe aftësi për t’u përballur me sfidat. Këto kualifikime u dhanë gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilitet Financiar që u mbajt pranë Bankës Popullore, ku morën pjesë guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski, ministrja e Finanacave Gordana Dimitrieska-Koçoska, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë Bujare Abazi, kryetari i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit të Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) Remzi Bajrami dhe kryetarja e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve Eli Drakullovska.

Ambienti makroekonomik është më i favorshëm, por mbetet i pasigurt. Pasiguria tregtare, tensionet gjeopolitike, ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit dhe paprashikueshmëria e politikave krijojnë risqe në rritje për ekonominë globale dhe, në mënyrë indirekte, për ekonominë vendase. Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, vendi është i ndjeshëm ndaj goditjeve të jashtme. Megjithatë, efektet e këtyre risqeve aktualisht vlerësohen si të kufizuara dhe rezistenca e sistemit financiar ndaj goditjeve është përforcuar ndjeshëm.

Në tremujorin e vitit 2025, sektori bankar ruajti stabilitetin dhe në mënyrë të pandërprera kreu ndërmjetësimin financiar. Bankat punuan në ambient më stabil, por edhe më tutje kishte pasiguri të lidhura me barrierat tregtare dhe politikat botërore. Në këtë periudhë është shënuar aktivitet depozitar dhe kreditor më i madh, i ndjekur nga një rënie e mëtejshme e euroizimit të bilanceve të bankave.

“Sistemi bankar disponon solvencë solide, e cila është në nivelin më të lartë që nga viti 2006, po ashtu edhe likuiditet të kënaqshëm. Cilësia e portofolit të kredisë mbetet solide, me kredi me probleme të reduktuara në nivel historikisht të ulët në nivel prej 2.3%, dhe nuk pritet përkeqësim në portofolin e kredive të ristrukturuara dhe të zgjatura, të cilat janë të vogla në volum dhe ende në rënie. Profiti i bankave akoma është i mirë dhe paraqet burim të rëndësishëm për rritjen e mëtejshëm të rritjes së kapitalit, edhe pse është pak më i ulët krahasuar me periudhën paraprake. Masat makroprodenciale të Bankës Popullore edhe më tutje kanë të hyra të rëndësishme në përforcimin e solvencës dhe rezistencës së sistemit bankar ndaj goditjeve potenciale”, theksoi guvernatori dr. Trajkos Sllaveski.

“Mbajtja e stabiliteti të sistemit financiar në tërësi është veçanërisht i rëndësishëm për zbatimin e politikave ekonomike që i zbaton Qeveria dhe Ministria e Finacave. Në këtë drejtim, po ndërmerren masa dhe aktivitete për të përmirësuar rregullimin ligjor, duke përfshirë edhe shoqëritë financiare dhe shoqëritë e lizingut, me qëllim lehtësimin e qasjes në financim dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Komisioni i Letrave me Vlerë po përforcon vazhdimisht qasjen e tij rregullator dhe mbikëqyrës ndaj tregut të kapitalit, ku kapitali i përgjithshëm i tregut të aksioneve dhe fletobligacioneve më datën 30.11.2025 ishte 378.5 miliardë denarë, ndërsa indeksi IBM-10 shënoi  rritje prej 12% në nivel vjetor. Njëkohësisht, vlera neto e mjeteve të fondeve investuese më datën 30.11.2025 ishte 28.5 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 47% krahasuar me vitin paraprak. Në kushte të varësisë së shtuar dixhitale të institucioneve financiare, Komisioni i Letrave me Vlerë do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për përmirësimin e rezistencës dixhitale të infrastrukturës kritike të tregut, si parakusht për integritetin dhe avancimin afatgjatë të tregut të kapitalit dhe sistemit financiar në tërësi”, theksoi kryetarja e KLV-së, mr. Bujare Abazi.

Kryetari i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Financimit të Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) Remzi Bajrami, theksoi se në kushte të pasigurisë së shtuar në tregjet financiare globale dhe normalizimit gradual të politikave monetare, sigurimi pensional kapital i financuar me vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit financiar përmes investimeve afatgjata dhe të kujdesshme, ekspozimit kryesisht në letrat me vlerë shtetërore vendore si dhe diversifikimit të duhur gjeografik dhe sektorial. Njëkohësisht, institucionet kompetente përmes mbikëqyrjes së koordinuar dhe shkëmbimit të informacionit ndjekin me kujdes risqet që lidhen me lëvizjet e normave të interesit, inflacionin dhe likuiditetin, me qëllim zbutjen në kohë të risqeve potenciale sistemike. Andaj, po punohet për vendosjen e konceptit të multifondeve, si  reformë strukturore që do të mundësojë menaxhim më të harmonizuar të risqeve investuese sipas ciklit jetësor të anëtarëve, rritjen e rendimenteve afatgjata dhe përforcimin e mëtejshëm të rezistencës dhe stabilitetit të sistemit pensional.

Në fjalimin e saj  Drakullovska, kryetare e Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, përfundoi se tregu i sigurimeve në segmentet  e sigurimit të jetës dhe jojetës në vitin 2025 vazhdon të rritet. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, investimet në sigurime kanë arritur nivelin prej 13.80 miliardë denarëve (223.77 milionë euro), që paraqet  rritje prej 13.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Në të njëjtën periudhë, shoqëritë e sigurimeve kanë paguar  vlerë bruto dëmesh prej 4.82 miliardë denarë, që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar paraqet  rritje prej 11.4%. Në pjesën e legjislacionit dhe afrimit drejt standardeve të BE‑së, Drakullovska tha se AMS-ja dhe Ministria e Financave do të përfundojnë aktivitetet që lidhen me përgatitjen e Ligjit të Ri të Sigurimeve. Njëkohësisht, AMS-ja ka filluar përgatitjet për zbatimin e standardit botëror të raportimit financiar SNIF-17. Në pjesën e mbikëqyrjes, AMS-ja do të vendosë theks më të madh kundrejt përforcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse dhe në vendosjen graduale të mbikëqyrjes së bazuar në risqe.

Komiteti theksoi nevojën për ndjekje të mëtejshme të kujdesshme dhe menaxhim të matur të risqeve nga ana e institucioneve financiare, si dhe gjatë vendosjes së politikave ekonomike dhe financiare, si përkrahje për ruajtjen e stabilitetit financiar edhe në periudhën e ardhshme.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu