19 dhjetor 2025, Shkup - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takim pune me Xhejson Viniçkin, respektivisht zëvendësdrejtorin e Buxhetit dhe Përgjegjësisë Financiare në Zyrën e Ndihmës Teknike-OTA të Ministrisë së Financave Thesarit të SHBA-së.
Në këtë takim u diskutua aspekti i përmirësimit të proceseve buxhetore në suaza të Axhendës reformuese dhe zbatimi i Ligjit të Buxheteve, duke theksuar se përkrahja nga Zyra e Ndihmës Teknike (OTA) në Thesarin e SHBA-së ka rol kryesor në disa segmente të planifikimit dhe realizimit të buxhetit, si dhe në përmirësimin e kontabilitetit buxhetor.
Ministria e Financave, me përkrahjen e Thesarit të SHBA-së dhe Zyrës së Ndihmës Teknike – OTA, në mënyrë të vazhdueshme punon në drejtim të përforcimit të kapaciteteve institucionale dhe për krijimit të sistemit modern dhe të fuqishëm të financave publike.
Në suaza të këtij bashkëpunimi, sistemi i planifikimit të buxhetit të Ministrisë së Financave, struktura, klasifikimet dhe proceset e tij u zhvilluan fillimisht me ndihmë teknike nga SHBA-ja dhe paraqet themel të fuqishëm mbi të cilin sot ndërtohet menaxhimi modern i financave publike.
Përmes këtij bashkëpunimi teknik, deri më tani janë përgatitur versione të propozuara të të gjitha klasifikimeve kryesore të buxhetit, respektivisht të atij ekonomik, funksional, programor, organizativ, si dhe klasifikimit sipas burimeve të financimit.