22 dhjetor 2025, Shkup – Sot, u nënshkruan marrëveshjet e garancisë shtetërore dhe marrëveshjet e huasë me vlerë të përgjithshme prej 97 milionë eurosh, të destinuara për dy projektet kapitale energjetike që do ta transformojnë aspektin energjetik të vendit. Nga këto mjete, 87 milionë euro i ndahen SHA EMV-së për centralin më të madh fotovoltaik “Manastir 3”, ku mjetet e siguruara janë 50 milionë euro nga KfW-ja dhe 37 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Mjetet shtesë prej 10 milionë eurove nga KfW-ja do të ndahen për zbatimin e fazës së tretë të rivitalizimit të hidrocentraleve shtetërore.
Në këtë ngjarje, ku mori pjesë edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, marrëveshjet e garancisë shtetërore u nënshkruan nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, përfaqësuesi i BERZH-it në vend, Fatih Turkmenogllu dhe drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së, Moritz Rehme. Drejtori i përgjithshëm i SHA EMV-së, Llazo Uzunçev, nënshkroi marrëveshjet e veçanta të huasë me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska falënderoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Gjermane KfW për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Maqedonisë në zbatimin e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë dhe veçanërisht në sektorin energjetik me ç’rast theksoi se Ministria e Financave, përmes sigurimit të garancisë shtetërore, mundësoi që ky projekt të përfitojë gjithsej 87 milionë euro, respektivisht 50 milionë euro nga KfW-ja dhe 37 milionë euro nga BERZH-i, si dhe mjete shtesë prej 10 milionë eurove për rivitalizimin e hidrocentraleve.
“Me këto investime kapitale, së bashku me SHA EMV, pëforcojmë prodhimin vendas energjetik, sigurojmë furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, nxisim stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ministria e Financave mbetet e përkushtuar për të mbështetur projektet që ndërtojnë të ardhmen e vendit tonë - pavarësi energjetike të gjelbër, ekonomikisht të fortë dhe të pavarur”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Drejtori gjeneral i SHA EMV, Uzunçev, theksoi se ky hap është thelbësor për qëndrueshmërinë operative të kompanisë dhe për sigurinë energjetike të Maqedonisë.
"Qëllimet tona strategjike tashmë po realizohen me dinamikë të madhe në terren. Sot, po hapim ofertat për përzgjedhjen e kontraktorëve për termocentralet fotovoltaike “Osllome 2” dhe “Manastiri 1 dhe 2”, dhe njëkohësisht, po punohet intensivisht për realizimin në terren të fazës së dytë të parkut me erë “Bogdanci”. Përmes të gjitha këtyre projekteve, përfshirë termocentralin e ri “Manastir 3”, dy-tre vitet e ardhshme do të rrisim prodhimin vendas nga burimet e ripërtritshme me më shumë se 200 MW. Kjo jo vetëm që do të thotë stabilitet energjetik, por do të jetë edhe kontribut i rëndësishëm ekologjik duke ulur emetimet vjetore të dioksidit të karbonit me më shumë se 260,000 ton në vit", tha Uzunçev.
Siç tha ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Petra Drexler, gjatë viteve të kaluara, Gjermania dhe BE-ja kanë siguruara mbështetje të vazhdueshme për vendin në rrugën drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe rezistente energjetike.
“Marrëveshjet e nënshkruara nga Banka Gjermane e Zhvillimit KfW, BERZH-i, Qeveria dhe EMV-ja janë një hap tjetër drejt mundësimit të tranzicionit të pandërprerë energjetik përmes kombinimit të duhur të burimeve të ripërtritshme të energjisë”, theksoi Drexler.
Sipas drejtorit rajonal të KFV-së, Moritz Rehme, burimet e ripërtëritshme të energjisë nuk janë më alternative, por janë drejtimi kryesor.
“Mirë është të shihet se Qeveria dhe EMV-ja mbeten të fuqishme në këtë rrugë, që po ashtu do të sjellë në uljen e ndotjes së ajrit në vend”, tha Rehme.
Për përfaqësuesin e BERZH-it, Turkmenogllu, ngjarje e sotme është moment deciziv për të ardhmen energjetike të shtetit.
“Ky është momenti kur vendi konfirmon angazhimin e tij të fuqishëm për të ecur me besim drejt një rruge më të pastër dhe më rezistente. Projekti për EF “Manastiri 3” e përfaqëson plotësisht këtë zgjedhje. Transformimi i minierave të qymyrit të varfëruara në central diellor është më shumë se një investim – kjo është deklarata se tranzicioni i gjelbër është real dhe se partneritetet e forta mund të çojnë në përkrahje të fuqishme në mënyra të reja dhe se ardhmja me të vërtetë mund të jetë më e pastër, më e drejtë dhe më e sigurt sesa e shkuara”- theksoi Turkomenogllu.
Theks i veçantë në këtë cikël investimesh është vendosur në projektin e Rivetalizimit të hidrocentraleve, e cila ka një kosto të përgjithshëm investimi prej 47.3 milionë eurove, e rrumbullakosur me shtesën e huasë së sotme me KfV-në dhe me grantin e konsiderueshëm prej 10 milionë eurove përmes mekanizmit WBIF të Bashkimit Evropian. Realizimi i këtij projekti kapital do të rezultojë me rritjen e prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike nga potencialet tona hidroenergjetike me 50 GWh shtesë në vit.