EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Dimitrieska Koçoska – Rokas – Kemi para vetes agjendë reformuese ambicioze, do të punojmë me përkushtim për zbatimin e saj

Takim Dimitrieska Koçoska – Rokas – Kemi para vetes agjendë reformuese ambicioze, do të punojmë me përkushtim për zbatimin e saj

17 dhjetor 2024, Shkup – Agjenda reformuese nacionale lidhur me Planin e rritjes nga Komisioni Evropian është përcaktuar dhe jemi para një aktiviteti ambicioz reformues, me ç’rast kemi përkahje të fuqishme nga BE-ja. Kjo u theksua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me ambasadorin evropian në vendin tonë Mihalis Rokas.

 

“Agjenda reformuese për vendin tonë 2024-2027 është miratuar dhe parashikon të gjitha reformat që duhet t’i realizojmë gjatë kësaj periudhe, për të cilat do të mbështetemi financiarisht nga BE-ja me 750.4 milionë euro. Në vazhdim e sipër janë procedurat për lidhjen e marrëveshjeve të parashikuara, si dhe për tërheqjen e transhesë së parë në vlerë prej rreth 50 milionë eurove. Si Ministri e Financave jemi të gatshëm t’i zbatojmë reformat që janë paraparë dhe që do të nënkuptojnë përmirësimin e sistemit të menaxhimit të financave publike”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Ajo falënderoi shefin e Delegacionit të BE-së, Rokas, për përkrahjen e tyre që i ka dhënë vendit dhe potencoi se do të ketë kontribut të madh edhe gjatë periudhës së zbatimit të kësaj agjende të rëndësishme reformuese.

 

Po ashtu, gjatë takimit u fol për implementimin e projekteve të cilat përkrahen përmes fondeve IPA, me ç’rast u theksua vendosmëria për përforcimin e kapaciteteve për absorbimin më të madh të mjeteve, si dhe lidhur me mundësitë për ndryshime të cilat do të jenë në këtë drejtim.

Ministrja thekson se mjetet nga BE-ja ndërmjet këtyre fondeve janë përkrahje e rëndësishme për projektet e realizuara nga Qeveria dhe të cilat janë planifikuar me Buxhetin e miratuar për vitin 2025 dhe që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, vendosjen e kanalizimeve dhe ujësjellësve, sistemeve të furnizimit me ujë, impianteve të trajtimit të ujit, projekteve për menaxhimin e mbetjeve sipas standardeve evropiane, projekteve në sektorin energjetik etj.

 

“Karakteristikë kryesore e Buxhetit për vitin 2025 është zhvillimi, që është baza e fillimit të konceptit të ri për zhvillimin e shtetit dhe arritjen e normave më të larta të rritjes ekonomike”, theksoi ministrja e Financave.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu