EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Dimitrieska Koçoska – Sllaveski: MF-ja dhe BPRM-ja mbeten të përkushtuara ndaj koordinimit midis politikës fiskale dhe monetare

Takim Dimitrieska Koçoska – Sllaveski: MF-ja dhe BPRM-ja mbeten të përkushtuara ndaj koordinimit midis politikës fiskale dhe monetare

5 mars 2026, Shkup – Sot, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, u takua me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, me ç’rast u shkëmbyen mendime mbi zbatimin e politikës fiskale dhe monetare dhe mbi ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Takimi është pjesë e koordinimit të vazhdueshëm midis pushtetit fiskal dhe monetar.

Ministrja iu referua edhe kornizës ligjore që rregullon punën e sistemit financiar, duke theksuar se ruajtja e stabilitetit të tij është e rëndësishme, ndërsa guvernatori theksoi masat e ndërmarra nga pushteti monetar.

Dimitrieska-Koçoska dhe Sllaveski diskutuan edhe për situatën në nivel global. Në këtë takim u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm midis politikës fiskale dhe monetare, me ç’rast bashkërisht u konkludua se gjendja e ekonomisë vendore është e qëndrueshme, ndërsa institucionet vazhdojnë t’i monitorojnë me kujdes risqet e jashtme dhe ndikimin e tyre të mundshëm ndaj indikatorëve makroekonomikë.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu