EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i ministres Dimitrieska-Koçoska me BERZH-in – punojmë së bashku në projekte strategjike për kushte më të mira dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Takim i ministres Dimitrieska-Koçoska me BERZH-in – punojmë së bashku në projekte strategjike për kushte më të mira dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

11 shtator 2025, Shkup – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në vend, me të cilin punojmë së bashku për zbatimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve dhe forcimin e konkurrueshmërisë së vendit. Kjo u theksua në takimin e Ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Mateo Patrone, drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Mateo Kolanxheli, drejtorin e Bordit të BERZH-it Rene van Hel dhe përfaqësuesin e BERZH-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Turkmenogllu.

Në takim u diskutua për projektet aktuale që po realizohen me përkrahjen e BERZH-it, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në financimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, energjetikë, transport dhe në mjedisin jetësor.

Ministrja shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen që ky institucion financiar ndërkombëtar i ofron vendit tonë dhe theksoi se ky bashkëpunim i vazhdueshëm kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e përgjithshëm në vend. “BERZH-i është një nga partnerët më të mëdhenj në vend gjatë realizimit të projekteve strategjike në infrastrukturë. Përmes realizimit të projekteve të ndryshme me përkrahjen financiare të BERZH-it në fushat e energjetikës, transportit, infrastrukturës së shërbimeve dhe efikasitetit energjetik, po krijojmë  cilësi më të mirë jetese për qytetarët dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se ky partneritet është çelësi për realizimin e investimeve të rëndësishme dhe modernizimin e shërbimeve publike, me theks të veçantë në zgjidhjet e gjelbërta dhe inovative që përkrahin tranzicionin drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.

Ajo theksoi rëndësinë e përkrahjes së ofruar nga BERZH-i përmes investimeve dhe granteve, veçanërisht në kuadër të Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor - WBIF dhe Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor në BE, të cilat janë me rëndësi kyçe për zbatimin e projekteve prioritare të Qeverisë.

Theks i veçantë u vu në projektet për ndërtimin e korridoreve hekurudhore 8 dhe 10, duke përfshirë pjesën Kriva Pallankë - Deve Bair, rinovimin e parkut hekurudhor, si dhe projektet e lidhura në fushën e ngrohjes qendrore dhe efikasitetit energjetik.

BERZH-i deri më tani ka miratuar 205 projekte në vend me vlerë të përgjithshme prej 3 miliardë eurosh, nga të cilat 87% e mjeteve janë të destinuara në sektorin publik, ndërsa pjesa tjetër në sektorin privat. Aktualisht, portofoli aktiv i Bankës në vend arrin në 1.3 miliardë euro.

BERZH-i është institucioni financiar ndërkombëtar më aktiv në vend dhe ka portofolin më të madh të projekteve publike në vijim, veçanërisht në sektorin e transportit.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu