15 shtator 2025, Shkup – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska realizoi takim me përfaqësuesit e lartë të Bankës Amerikane. Gjatë takimit me Millosh Staroviqin, drejtor ekzekutiv dhe udhëheqës i shitjeve dhe zgjidhjeve strukturore për tregjet në zhvillim, Oleg Petrovin, drejtor ekzekutiv, për Evropën Qendrore dhe Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, si dhe me drejtoreshën e FICC Structuring, Amira Bowes-Gardiner, u zhvilluan diskutime për treguesit makroekonomikë, zhvillimet ekonomike dhe proceset e reformave që po zbatohen, duke u fokusuar mbi reformat në menaxhimin e financave publike.
Në këtë takim, ministrja theksoi se që nga fillimi i vitit ka pasur vazhdimësi sa i përket zhvillimeve pozitive ekonomike, rritje të PBB-së prej 3.4% në tremujorin e dytë, ulje të papunësisë, rritje të eksportit etj., dhe se këto trende janë shoqëruar me realizimin pozitiv të të ardhurave buxhetore, duke ruajtur njëkohësisht kursin e konsolidimit fiskal.
Gjatë takimit u theksua se Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet financiare, ndërkombëtare dhe bankare për përmirësimin e aksesit në tregjet financiare globale, si dhe për përkrahjen e realizimit të proceseve reformuese dhe projekteve që do të kontribuojnë drejt sigurimit të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.