EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Standard & Poor's" konfirmoi rejtingun BB- me prespektivë stabile: politika fiskale e shtetit synon konsolidimin gradual dhe përkrahjen e rritjes ekonomike

"Standard & Poor's" konfirmoi rejtingun BB- me prespektivë stabile: politika fiskale e shtetit synon konsolidimin gradual dhe përkrahjen e rritjes ekonomike

7 prill 2026, Shkup -  Agjencia e rejtingut kreditorStandard & Poor'skonfirmoi rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut  BB- me prespektivë stabile, sipas raportit më të ri të publikuar ditën e sotme

Në raport thuhet se rritja ekonomike në vitin 2026 është projektuar të jetë rreth 3.4%, e përkrahur nga kërkesa e fuqishme vendore, nivelet e larta vazhdueshme të investimeve publike, veçanërisht në projektet infrastrukturore kruciale

Agjencia vlerëson se investime të tilla, së bashku me rritjen e pagave dhe pensioneve, do të vazhdojnë të përkrahin aktivitetin ekonomik.

Në periudhë afatmesme, rritja ekonomike pritet të stabilizohet në një nivel mbi 3%, me potencial për forcimin e mëtejshëm përmes investimeve private dhe rimëkëmbjen graduale të kërkesës së jashtme.

Njëkohësisht, në raport theksohen edhe risqet e caktuara, para së gjithash të lidhura me ngjarjet gjeopolitike, sidomos konflikti në Lindjen e  Mesme, të cilat mund të ndikojnë mbi inflacionin, çmimet e energjisë dhe flukset ekonomike te partnerët kryesorë ekonomikë të vendit.

Standard & Poor'svlerëson se politika fiskale e shtetit synon konsolidimin gradual, duke ruajtur njëkohësisht përkrahjen e fuqishme rritjes ekonomike përmes investimeve dhe përkrahjen e standardit jetësor.

Deficiti buxhetor pritet të zvogëlohet në periudhën e ardhshme, ndërsa borxhi publik mbetet në nivel të kontrolluar dhe i qëndrueshëm në periudhë afatmesme, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të ekonomisë.

Në lidhje me politikat strukturore, theksohet se procesi i integrimit evropian mbetet nxitësi krucial i reformave, pavarësisht sfidave të vazhdueshme që lidhen me procesin e anëtarësimit.

Po ashtu, bëhen të ditura edhe përpjekjet e Qeverisë për t'i përmirësuar kapacitetet institucionale, për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t'i zbatuar masat e antikorrupsionit.

Vlerësimi kreditor paraqet indikator të rëndësishëm për investitorët dhe tregjet financiare ndërkombëtare, sepse e reflekton nivelin e riskut dhe besimin në politikat ekonomike të shtetit.

Ministria do të vazhdojë të zbatojë politika që synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, konsolidimin gradual fiskal, mbështetjen e investimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike, me qëllim të sigurimit të standardid më të lartë jetësor të qytetarëve.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu