EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Miratohet Ligji i Revizionit Shtetëror – Krijojmë kornizë moderne për punën e revizionit shtetëror

Ministria e financave Ministria e financave

19 tetor 2026, Shkup – Sot, Kuvendi miratoi Ligjin e Revizionit Shtetëror, i cili paraqet hap të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të financave publike, përforcimin e pavarësisë institucionale të Entit Shtetërore të Revizionit dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në menaxhimin e mjeteve publike.

Qëllimi kryesor i këtij propozimligji është të krijojë kornizë ligjore më të qartë, më moderne dhe më efikase për kryerjen e revizionit shtetëror, në përputhje me standardet dhe parimet e pranuara ndërkombëtare të punës.

Ligji i propozuar përcakton kornizën më moderne për funksionimin e Entit Shtetëror të Revizionit, me theks më të fuqishëm në pavarësinë, profesionalizmin, transparencën dhe cilësinë e punës së tij gjatë revizionit.

Qëllimi përfundimtar është që revizioni shtetëror të japë kontribut më të fuqishëm në shfrytëzimi ligjor, ekonomik, efikas dhe efektiv të mjeteve publike, si dhe në llogaridhënien më të madhe të institucioneve ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

Njëra nga risitë kryesore të ligjit synon përforcimin e mëtejshëm të pavarësisë së Entit Shtetërore të Revizionit. Me këtë propozimligj përcaktohet qartë se ESHR-ja vendos në mënyrë të mëvetësishtme dhe të pavarur se cilat revizione dhe cilat subjekte do të përfshihen në Programin vjetor të punës. Propozimligji gjithashtu specifikon fushëveprimin e revizionit shtetëror.

Përveç institucioneve dhe subjekteve të tjera që disponojnë mjete publike, parashikohet mundësia e revizionit të subjekteve të lidhura me subjektet e revizionuara, kur ekziston interes ekonomik, financiar ose ndonjë lloj interesi tjetër dhe kur shfrytëzohen mjete që paraqesin shpenzime publike.

Risi të rëndësishme parashikohen gjithashtu në lidhje me përzgjedhjen dhe statusin e kryerevizorit shtetëror dhe zëvendësit të tij, në drejtim të përforcimit të kritereve të përzgjedhjes profesionale dhe zgjerimin e kompetencave të kryerevizorit shtetëror. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe profesionalizimit të Entit Shtetëror të Revizionit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore.

Segment i rëndësishëm i reformës është edhe përforcimi i transparencës dhe ndjekja e efekteve të revizionit shtetëror. Me këtë propozimligj i kushtohet vëmendje edhe ndjekjes së nivelit të zbatimit të rekomandimeve të dhëna, i cili është vendosur si procedurë e definuar qartë. Kjo, në veçanti, sepse qëllimi përfundimtar i revizionit shtetëror nuk është vetëm të identifikojë dobësitë, por të kontribuojë në mënjanimin e tyre dhe në përmirësimin e menaxhimit të mjeteve publike.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu