EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Qeveria miratoi Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim

Ministria e financave Ministria e financave

3 nëntor 2026, Shkup – Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Propozimin e ribalancit të plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë disa rialokime. Propozimi i plotësuar miratohet pas përfundimit të shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet dhe do t’i dorëzohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare.  

Me Ribalancin e plotësuar janë bërë rialokime të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, me qëllim të harmonizimit të realizimit me vlerat e planifikuara deri në fund të vitit dhe kryerjes së pagesave prioritare.

Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme buxhetore projektohen në nivel prej 374.2 miliardë denarësh, që është për rreth 5.3 miliardë denarësh më pak krahasuar me projeksionet paraprake. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore shënuan rënie për vlerën e njëjtë dhe planifikohen në nivel prej 420.5 miliardë denarësh. Deficiti buxhetor mbetet në nivel prej 46.3 miliardë denarësh.

Projeksioni për rritjen ekonomike me Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2026 është 4.3%.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit për vitin 2026 kanë për qëllim harmonizimin me kushtet e reja ekonomike, realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit, si dhe dinamikën reale të realizimit të shpenzimeve.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu